Nga mbledhja e 40-të e Qeverisë: Restorantet përsëri do të punojnë deri në orën 21:00; Pensionet, mesatarisht më të larta për 185 denarë, do të paguhen nga 26 janari; U miratua masa e parë nga Pakoja 5, me të cilën kompanitë lirohen nga detyrimet në vlerë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 40-të, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, miratoi ndryshime të vendimit të orarit të punës së restoranteve dhe objekteve tjera gastronomike, në përputhje të së cilës nga 21 janari shfuqizohet vendimi për kufizimin e orarit të punës së restoranteve dhe objekteve tjera hotelerike për punë deri në orën 18.

Me vendimin e mbledhjes së sotme kthehet orari i punës së këtyre objekteve të përcaktuar me vendimin paraprak, gjegjësisht ato do të mund të punojnë deri në orën 21, me përjashtim të restoranteve dhe objekteve tjera hotelerike në aeroporte, pompa të benzinës dhe në  hotelet të cilat nga 21 janari do të mund të punojnë me orar të rregullt të punës në përputhje me ligjin.

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin janar 2021,  të cilat në përputhje me harmonizimin ligjor që bëhet sipas lëvizjes së indeksit për shpenzimet e jetesës do të jenë më të larta dhe atë pensionet më të ulëta për 134 denarë, ndërsa pensioni mesatar do të jetë më i lartë për 185 denarë dhe ato do të mund t’i shfrytëzojnë përmes rrjetit të bankomatëve në rrjetin tregtar nga 26.01.2021.

Pensionet për qytetarët që nuk përdorin kartela bankare do të paguhen në katër grupe në përputhje me renditjen në vijim sipas lartësisë së pensionit:

  • për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 26.01.20201(e martë);
  • për pensionet nga 11.001 deri në 14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 27 .01.2021( e mërkurë);
  • për pensionet nga 14.001 deri në 18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 28.01.2021 (e enjte), dhe
  • për pensionet mbi 18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.01.2021 (e premte).

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi "Informacionin me Propozim plan për marrjen e nëpunësve administrativ të pasistemuar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, të punësuar përmes programit K5".

Në përputhje me  Planin që u miratua sot,  janë të përfshirë  gjithsej 1,349 të punësuar sipas programit K5, të cilëve do t’u caktohen detyra dhe punë konkrete në 237 institucione.

Qëllimi i Planit është që punonjësit të vendosen në  institucion tjetër nga sektori publik në  pozitë të përshtatshme në të njëjtin nivel, gjegjësisht në një vend pune për të cilin punonjësi plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin për sistemimin e vendeve të punës në institucionin në të cilin është vendosur.

Gjatë përpilimit të planit, merret parasysh gjendja aktuale e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike në institucionet që duhet të marrin punonjës, nevoja për të rritur numrin e burimeve njerëzore në ato institucione, si dhe vendet e lira të punës në ato institucione.

Në mbledhjen e sotme Qeveria,  solli vendimi për heqjen e detyrimeve doganore - tarifat doganore të disa lëndëve të para, dhe lëndëve  të papërpunuara të cilat shfrytëzohen në industrinë e përpunimit, me qëllim që të lehtësojnë kushtet e punës së këtyre ndërmarrjeve dhe t’u mundësojë  që të rrisin konkurrencën e tyre në kushte të  pandemisë dhe punës së vështirë të ndërmarrjeve nga industria përpunuese.

 

Propozim listat e produkteve të përfshira në këtë vendim, i cili është vendimi i parë i miratuar i Paketës së re 5 masat ekonomike për të menaxhuar me pasojat e KOVID-19, janë përgatitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë pas konsultimit me kompanitë anëtare të Odës Ekonomike nga sektorët e industrisë së përpunimit të metaleve, metalurgjisë, tekstilit dhe industrisë së lëkurës.

Me këtë vendim, kompanitë do të lirohen nga detyrimet doganore për një vit, i cili në vitin 2019 arrin shumën 162.4 milionë euro në mënyrë që të rritet konkurrenca e eksportit të industrisë përpunuese.

Sot, Qeveria i miratoi tekstet e Propozim-ligjit për ndryshimin Ligjit për pasaporta të shtetasve të Republikës së Maqedonisë  së  Veriut, Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe Propozim-Ligjit për ndryshimin e Ligjit për siguri në komunikacion rrugor, për shkak të harmonizimit me zgjidhjet ligjore në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, si dhe nga aspekti i afatit për zëvendësimin e dokumenteve ekzistuese të udhëtimit që përmbajnë mbishkrimin "Republika e Maqedonisë" me dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues të vendit, duke e respektuar afatin e caktuar në nenin 3  të  Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së  Veriut.

Propozim-ligji  për ndryshimin e Ligjit për pasaporta të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së  Veriut, Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, do të dorëzohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  së  Veriut me procedurë të rregullt.

Në këtë mbledhje, ministrat në Qeveri e miratuan Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike.

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për komunikimet elektronike është kufizimi, ndalimi dhe / ose imponimi i kërkesave dhe kushteve specifike bazuar në vlerësimin e rrezikut, në lidhje me furnizimin, përdorimin dhe funksionimin e pajisjeve për rrjetet e komunikimeve elektronike, në mënyrë që të sigurohen "rrjeta të pastra dhe të sigurta të komunikimeve elektronike".

Ndryshimet dhe plotësimet në Ligj gjithashtu marrin parasysh sigurinë e pjesëve kritike dhe të ndjeshme të rrjeteve të komunikimit elektronik, sigurinë e  vetë  pajisjeve ose mjedisit (përdorimi, ndërlidhja, etj.), rreziku i përfshirjes së një vendi të tretë në zinxhirin e furnizimit të rrjeteve të komunikimit elektronik, rreziku i varësisë së lartë nga një furnizues dhe prodhues në nivelin e operatorit në nivel kombëtar, si dhe për të eliminuar rreziqet e sigurisë kombëtare.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Programin e saj të punës për vitin 2021, i cili është plotësisht në funksion të arritjes së përparësive strategjike, siç janë sigurimi i rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standardet më të larta të jetesës dhe cilësia e jetës së qytetarëve; menaxhimi me  pandeminë globale të shkaktuar nga pandemia KOVID-19; menaxhimi  i suksesshëm i negociatave aderuese me Bashkimin Evropian; sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, lufta e qëndrueshme dhe jo selektive; kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe detyruese; arsim cilësor i qasshëm për të gjithë sipas kërkesës në tregun e punës; administratë publike moderne dhe efikase e bazuar në digjitalizim që siguron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe bizneset; zbatimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ndërtimi i një shteti civil me kohezion etnik dhe shoqëror të bazuar në parimet e tolerancës dhe respektit reciprok; dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndikimit të ndotjes së ajrit nga ndryshimet klimatike.

 

Me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë,  Qeveria sot miratoi Programin për investime  në ambientin jetësorë për vitin 2021, për të cilin për këtë vit janë paraparë fondet në vlerë prej 98,000,000.00 denarë.

 

Dhënia e  fondeve për projekte nga ky program do të bazohet në kritere të përcaktuara që do të marrin parasysh kriterin për zhvillim rajonal të ekuilibruar, sipas nivelit të zhvillimit të rajoneve planifikuese në Republikën e Maqedonisë  së  Veriut, të përcaktuar në Konkursin publik , ndërsa disa prej tyre janë synuar të mbështesin masat dhe aktivitetet për të zvogëluar ndotjen e ajrit dhe masat për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës.

Sot, Qeveria e miratoi Programin e ekonomisë së Ujit për vitin 2021, i cili miratohet për herë të parë dhe për të cilin nga Buxheti i vitit 2021 janë ndarë 916,000,000.00 denarë.

Fondet nga Programi i ekonomisë së ujit për vitin 2021 do të jenë të destinuara për ndërtimin, rindërtimin, furnizimin dhe mirëmbajtjen e objekteve themelore të menaxhimit të ujit dhe për ujitje dhe mbikëqyrje të ndërtimit; për përgatitjen e raporteve, studimeve dhe dokumentacionit teknik për rindërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës në sistemet e ujitjes; për detyrime për punë të filluara dhe të papërfunduara sipas marrëveshjeve të lidhura tashmë nga vitet e mëparshme për ndërtimin e Digës Konsko, për ndërtimin e Digës së Reçanit me objektet shoqëruese dhe për ndërtimin e Ujësjellësit kryesor  nga HS Raven - Reçica.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me Thirrjen e paraqitur për donacione nga Shoqata e qytetarëve Rinovimi i Global - Strumicë dhe e miratoi përfundim që t’u rekomandojë organeve të administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike shtetërore të themeluar nga shteti, shoqërive aksionare në pronësi shtetërore, agjencive , fondeve, byrove, enteve dhe drejtorive  dhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe sektori privat që ka parasysh humanizmin dhe solidaritetin si vlera themelore të rendit kushtetues, brenda mundësive të tyre financiare  të dhurojnë fonde për Shoqatën e qytetarëve Rinovimi i Global- Strumicë, në mënyrë që të rinovohet dhe rindërtohet ndërtesa e djegur të GTC Global - Strumica.

 

Në mbledhjen e sotme, u pranua rekomandimi i Komisionit për sistem ekonomik dhe politikë aktuale ekonomike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u arrit përfundim se të gjitha raportet financiare dhe operacionale (tremujore, gjysmëvjetore dhe vjetore) të paraqitura për shqyrtim në procedurën e Qeverisë, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për sistemin ekonomik dhe politikë ekonomike aktuale, nëse lista e 22 informacioneve detyruese dhe dokumenteve që sigurojnë përgjegjësinë e komunës nuk janë publikuar në faqet e internetit të propozuesve, me qëllim të vetëm të inkurajojnë llogaridhënien, transparencën dhe hapjen e vetëqeverisjes lokale, në përputhje me Strategjinë e transparencës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.