Nga mbledhja e 48-të e Qeverisë: Miratohet vendimi për masën e mbështetjes financiare për radiodifuzerët nga Pakoja e 5-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të mbledhjes së  48-të, shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për aprovimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2021.
 
Me vendimin miratohen fonde në vlerë prej 50,000,000.00 denarë për Agjencinë për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizive (ASHMAA), si mbështetje për përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi KOVID-19, dhe për  zbatimin e masës tre të paketës së pestë të masave ekonomike, e cila do të sigurojë fonde për mbështetje financiare për radiodifuzerët për rimbursimin e tarifave të paguara në bazë të taksave, harxhimeve dhe tarifave për aktivitet e transmetimit, dhe të cilat janë të dokumentuara në regjistrat financiarë të ASHMAA.
 
Njëkohësisht angazhohet Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të paguante fondet nga ky vendim në një llogari të dedikuar të Agjencisë për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizive.
 
Në përputhje me vendimin, Agjencia për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizive duhet të përdorë këto fonde ekskluzivisht për qëllimin për të cilin janë ndarë,gjegjësisht për të kompenzuar fondet që nuk janë realizuar në bazë të mbledhjes së taksave, harxhimeve dhe tarifave për aktivitet e transmetimit, dhe të cilat janë të dokumentuara në regjistrat financiarë të ASHMAA.

Në përputhje me vendimin, Agjencia për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizive duhet të përdorë këto mjete ekskluzivisht për qëllimin për të cilin janë alokuar, dmth. të rimbursojë fondet që nuk janë realizuar në bazë të mbledhjes së taksave, harxhimeve dhe tarifave për aktivitet e transmetimit dhe të cilat janë të dokumentuara në regjistrat financiarë të ASHMAA.
 
Për përdorimin e fondeve, Agjencia do të duhet të paraqesë një Raport tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, brenda 15 ditëve nga përfundimi i aktiviteteve. 

Në Raport, do të jetë e nevojshme të renditet secili prej radiodifuzerëve individualisht me shumën e tarifës të rimbusimit që e ka patur borxh dhe është mbuluar  nga fondet e këtij Vendimi, si dhe numrin e faturës me të cilën ai ishte angazhuar.

Agjencia është e detyruar të paraqesë një kopje të Raportit në Zyrën e të Ardhurave Publike për nevojat e sistemit të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe realizimin e objektivave të tatimit mbi vlerën e shtuar.

 Në rast të parregullsive të identifikuara dhe përdorimit të papërshtatshëm të fondeve, është e nevojshme që Agjencia për Shërbime të Mediave Audio dhe Audiovizive të kthejë fondet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit të tij.