Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 50-të e shqyrtoi Planin dhe masat për luftë kundër korrupsionit.
Plani për luftë kundër korrupsionit është përgatitur në bazë të të gjitha rekomandimeve dhe propozimeve të institucioneve kompetente, organizatave joqeveritare, organeve të pavarura, si dhe në përputhje me raportet e treguesve relevant vendor dhe të huaj dhe përmban mënyra të reja dhe mekanizma të duhur për parandalimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit si vazhdim i politikave anti-korrupsion të përpiluara nga Qeveria në fillim të mandatit aktual.
Me këtë planë forcohen kapacitetet dhe vendoset një sistem i sinkronizuar për funksionimin efikas të institucioneve në radhë të parë kundër korrupsionit, për kthimin e besimit tek ata dhe për një shoqëri të lirë nga korrupsioni.
Në mbledhjen e sotme Qeveria dha mbështetje të plotë dhe e miratoi Konceptin për arsim fillor, për të cilin në përpilimin e saj janë përfshirë të gjitha palët e interesuara, janë dëgjuar dhe janë pranuar mendime profesionale nga ekspertë, profesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM-së, mësimdhënës dhe organizata qytetare dhe ndërkombëtare. Në përpilimin e dokumentit nga fillimi në mënyrë aktive ka qenë i përfshirë edhe SASHK-ja, ndërsa janë mbajtur edhe një sërë takimesh konsultative me palët e interesuara dhe debat i gjerë publik në Kuvend.
Me një pjesë të mendimeve të miratuara profesionale, Koncepti për arsimin fillor në fokus ka vendosur nxënësit dhe të drejtën e tyre për arsim cilësor.
Koncepti është në interes më të mirë të fëmijëve dhe në drejtim të krijimit të qytetarëve të edukuar dhe të përgjegjshëm, të edukuar në frymën e vlerave qytetare dhe demokratike të shoqërisë që është postulat themelor i Konventës së të drejtave të fëmijëve në OKB.
Vend të posaçëm në Konceptin e arsimit fillor ka edhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve në drejtim të marrjes dhe transmetimit të njohjeve të reja për aspektin praktik të punës sipas standardeve për cilësi të procesit edukativ- arsimor në përputhje me trendet evropiane.
Me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria sot miratoi Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021, i cili do të parasheh masa në të gjitha tre fazat e regjistrimit, gjegjësisht në fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe atë të zbatimit të regjistrimit në terren me Protokoll të veçantë për regjistrimin e personave që në periudhën e realizimit të regjistrimit janë pozitivë në Kovid-19.
Në mbledhjen e sotme, është miratuar Propozim- ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si Park Nacional, përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Qëllimi kryesor i kësaj zgjidhje ligjore është shpallja e një pjese e Malit Sharr për zonë mbrojtëse e kategorisë së dytë - Parku Nacional, për të siguruar mbrojtjen e bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, veçorive hidrologjike, peizazheve, dhe vlera të tjera, si të mira me interes publik.
Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e pranoi Planin Operacional për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.
Me Planin Operacional për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021 përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësueshmërisë së të papunëve veçanërisht personave të rinj, të papunët afatgjatë dhe përfituesit e së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunë ndërprerja e punës së të cilëve u regjistrua gjatë krizës së shkaktuar nga KOVID-19, gjegjësisht nga 11 mars 2020.
Gjatë zbatimit të programeve dhe masave për punësimit, si dhe shërbimeve të tregut të punës, do të respektohen parimet themelore vijuese: Ballafaqimi me efektet dhe pasojat negative në tregun e punës dhe punësimit, të shkaktuara nga pandemia KOVID-19; Parimi i diversitetit dhe përfshirjes për të gjitha kategoritë shoqërore në sektorin privat në përputhje me parimet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve në aspektin etnikë, gjinorë, fetarë, racorë ose ndonjë kategori tjetër të cenueshme të qytetarëve në përputhje me standardet dhe praktikat e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës; dhe Inkurajimi i zhvillimit të barabartë rajonal, në përputhje me të dhënat e Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe nivelin e zhvillimit të rajoneve të planifikimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.