Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sonte do të mbajë mbledhjen e 53-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje Qeveria do ta shqyrtojë Informacionin për avancimin e procesit të decentralizimit fiskal që do ta prezantojë ministri i Financave.
Para ministrave në Qeveri sot do të gjendet edhe Informacioni për dorëzimin e marrëveshjes strategjike të IPA III dhe Dokumentet aksionare për vitin 2021 deri te Komisioni Evropian, si dhe Informacioni për përgatitjen e mbledhjes së shtatëmbëdhjetë të Nënkomitetit për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale që do të mbahet më 23 mars.
Për vendimet e miratuara dhe konkluzat nga mbledhja, e cila do të mbahet përmes lidhjes me video-konferencë dhe do të fillojë në orën 19:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.