Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 57-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për zbatimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore në Rajonin e Ohrit dhe solli konkluzion me të cilin i sugjeroi Komunës së Ohrit të parandalojë punët ndërtimore në lokacionin e restorantit të mëparshëm “Park-Gorica”, deri në përcaktimin e gjendjes faktike, nga ana e komisionit të ekspertëve të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, do të inspektojë procesin e restorantit të mëparshëm “Park-Gorica” dhe për rezultatet e tyre ta njoftojë Qeverinë në mbledhjen e saj të ardhshme.
Në mënyrë plotësuese, Qeveria i sugjeroi Komunës së Ohrit, që në afat prej dy ditësh ta dorëzojë Informacionin për rëndësinë nga miratimi për ndërtimin e lokacionit në vendin e restorantit diskotekës “Park”, duke pasur parasysh se në përputhje me nenin 66 nga Ligji për ndërtim, miratimi për ndërtim ndalon të vlejë nëse investitori të mos fillojë me ndërtimin në afat prej dy viteve nga dita kur miratimi i ndërtimit u bë efektive.
Lidhur me zbatimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore të Rajonit të Ohrit, Qeveria konkludoi t’i sugjerojë Institucionit Nacional – Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe Muzeut – Ohër dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, duke filluar prej më 05.04.2021, kushtet konservatore mbrojtëse, mendimet konservatore dhe kontrollet profesionale për trashëgiminë kulturore në Rajonin e Ohrit, t’i përpilojë pas mendimit paraprak, gjegjësisht me pjesëmarrjen e Institucionit Nacional – Qendrës Nacionale Konservatore – Shkup dhe pas mendimit paraprak të Ministrisë së Kulturës.
Ministria e Kulturës, në afat prej shtatë ditëve nga dita e miratimit të këtij Informacioni do të formojë komision ekspertësh të përbërë nga ekspertë me përvojë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që do të jep ndihmë profesionale në përpilimin e akteve për trashëgiminë kulturore në Rajonin e Ohrit, të cilat i jep Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Me konkluzionin e Qeverisë u sugjerohet komunave Ohër, Strugë dhe Debërcë, deri në miratimin e planeve të reja urbanistike, të cilat do të harmonizohen me Planin për menaxhim, ndërtimin e objekteve ose marrjen e masave të mbrojtjes së menjëhershme me të cilat menjëherë ose në mënyrë indirekte dëmtohet integriteti i trashëgimisë kulturore të Rajonit të Ohrit, detyrimisht të bëhet me dhënien e kushteve mbrojtëse-konservatore dhe detyrimisht të veprohet sipas udhëzimeve të Planit për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore të Rajonit të Ohrit.
Qeveria i ngarkoi Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, ndërsa i udhëzoi Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të komunave Ohër, Strugë dhe Debërcë, në komunikim të përbashkët dhe të vazhdueshëm dhe me ndihmë profesionale t’i zgjidhin problemet me trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore të Rajonit të Ohrit, me qëllim të mbrojtjes së vlerës së tij universale.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjes së harmonizuar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për ndërtimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyrore Greqi – Maqedoni e Veriut dhe e autorizoi ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në emër të Qeverisë të nënshkruajë këtë Marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Greqisë.
Me këtë Marrëveshje për ndërtim të përbashkët të interkonektorit me Greqinë do të mundësohet lidhje me gaz e Evropës Qendrore dhe Juglindore, me qëllim të avancimit të diversitetit dhe konkurrencës së furnizimit me gaz natyror dhe sigurisë në furnizimin e rajonit. Këto qëllime do të sigurohen edhe përmes avancimit të infrastrukturës rajonale dhe përmirësimit të integrimit të tregjeve, si dhe përmes sigurimit të sasive të nevojshëm të gazit natyrore për konsumatorët rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC), duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi vendim që të fillojnë përgatitjet për zbatimin e një sërë aktivitetesh me rastin e 30 vjetorit nga Pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në drejtim të organizimit të përgatitjeve, në përputhje me standardet për shënimin e përvjetorëve të rëndësishëm, do të themelohen organe kompetente të punës të cilët duhet të sigurojnë organizmin dhe zbatimin e aktiviteteve programore për shënimin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, si një nga datat më të rëndësishme dhe procese nga historia bashkëkohore e vendit tonë.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin mars 2021 dhe e ngarkoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut t’i dorëzojë të dhënat për pensionet deri te bankat afariste, më së voni deri më 26.03.2021, të cilëve u rekomandohet të sigurojnë që pensionistët të mund t’i kenë në dispozicion pensionet e muajit mars përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar nga 29.03.2021.
Bankat të organizojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve në katër grupe sipas orarit në vijim, të përgatitur sipas lartësisë së pensionit:
-Për pensionet në lartësi prej 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më 29.03.2021 (e hënë);
-Për pensionet në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më 30.03.2021 (e martë);
- Për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më 31.03.2021 (e mërkurë); dhe
- Për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të kryhet më 01.04.2021 (e enjte);
Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi vendimin për përcaktimin e llogaritjes verore të kohës, që në vitin 2021 do të fillojë më 28 mars në orën 02:00.