Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 58-të që e mbajti sot, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për realizimin e masave ekonomike për menaxhim me COVID-19, e cila do të dorëzohet në Komisionin Evropian për miratimin e 80 milion eurove për mbështetjen e buxhetit për masat e qeverisë për kontrollimin e pasojave ekonomike nga kovid-kriza.
Sipas analizës në bazë të së cilës është realizuar ky informacion, përgjigjja ndaj politikës fiskale të pandemisë në vend ishte e shpejtë dhe e konsiderueshme në mbështetjen e kompanive dhe të punësuarve në veprimtarit më të prekura dhe kategorive të prekshme të popullsisë dhe kishte një ndikim të rëndësishëm në zbutjen e efekteve negative të pandemisë mbi të ardhurat dhe harxhimeve të amvisërisë dhe veprimtarisë të subjekteve afariste.
Për sa i përket pagave, paga mesatare mujore neto në vitin 2020, sipas parashikimeve, u rrit me 7.8%, që del nga masat e marra para pandemisë, sic janë: ngritja e pagës minimale, masa qeveritare për të mbështetur financiarisht punëdhënësit që do të rrisin pagën në një shumë e caktuar, pagat e rritura të punonjësve të sektorit publik, si dhe rritja shtesë e pagave në arsim dhe shëndetësi në vitin 2020. Masa e ndihmës financiare për punëdhënësit e prekur nga kriza shëndetësore për pagesën e pagave ka ndikuar në zbutjen trendit në rënie të rritjes së pagave gjatë pandemisë. Sipas këtij informacioni, pagat u rritën më së shumti në aktivitetet e mëposhtme: informacion dhe komunikim, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale, tregti, industria e përpunimit dhe ndërtim.
Qeveria e kanë miratuar edhe tekstin përfundimtar të propozim-ligjit për shpallje të një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar dhe ka sjellë përfundimin që i njëjti të dërgohet për miratim në Kuvend.
Siç është njoftuar, qëllimi kryesor i këtij ligji është shpallja e një pjese të Malit Sharr për rajon të mbrojtur në kategorinë e dytë – Park Kombëtar, për shkak të sigurimit të mbrojtjes të vlerave dhe bukurive natyrore, zhvillimit të bimëve, biodiversitetit, karakteristikave hidrologjike, pejazheve dhe vlerave tjera me interes publik
Ministrat në Qeveri e miratuan në këtë mbledhje e miratuan edhe Informacionin për implementimin e faës së dy të Projektit “Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” e cila do të zbatohet me mbështetjen e Qeverisë së Konfederatës Zvicerane dhe udhëzoi Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të sigurojë fonde për bashkëfinancim të kësaj faze të buxhetit të saj, e cila në tre vitet e ardhshme, nga 2022 deri në 2024 pritet të të jenë 2 milion franga zvicerane si shtesë i 4 milion frangave zvicerane për të cilat Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dërgoi një letër me detyra , të destinuara për realizimin e fazës së dytë të këtij projekti.