Nga mbledhja e 65-të e Qeverisë: Me ndryshime ligjore do të rregullohen çmimet në spitalet private për hospitalizimin e të sëmurëve nga Kovid-19; U aprovua vendimi për dekontaminimin përfundimtar të lindanit në OHIS

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 65-të i miratoi  ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, me të cilin në mes të tjerash, Ministria e Shëndetësisë fiton autorizime shtesë në kushte të një gjendje  krize të shpallur për  të mbrojtur  shëndetin publik dhe shpalljes të epidemisë ose pandemisë të sëmundjes ngjitëse.

Me ndryshimet e propozuara gjithashtu rregullohet mënyra e kryerjes së veprimtarisë shëndetësore nga institucionet shëndetësore private gjatë vërtetimit të një  situate krize për mbrojtjen e shëndetit publik dhe  shpalljen e epidemisë ose pandemisë të një sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë i mundësohet autorizimi ligjorë që të përcaktojë çmime më të larta në spitalet private në shumën e çmimeve referuese të përcaktuara nga Fondi për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së  Veriut për të mundësuar që këto shërbime të jenë në mënyrë të barabartë të arritshëm ekonomikisht për të gjithë qytetarët, gjë që do të mbrojë shëndetin publik dhe interesat ekonomike të të gjithë qytetarëve.

Me ndryshimet e propozuara ligjore është paraparë edhe përdorimi i burimeve të spitaleve private nëse kushtet e kërkojnë këtë në përputhje me situatën e shkaktuar nga pandemia në emër të mbrojtjes së shëndetit publik  dhe ndalohet marrja e punonjësve shëndetësorë publik nga ana e ndërmarrjeve private shëndetësore.

Ndryshimet dhe plotësimet në  Ligjin për mbrojtjen shëndetësor do të dërgohen në Kuvend për miratim me procedurë të shkurtuar dhe  në ato janë paraparë  ndryshime në pjesën e gjobave për kundërvajtje nëse institucionet private të kujdesit shëndetësor nuk veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore.

Me propozim të Komitetit për koordinim dhe menaxhim të sistemit të menaxhimit të krizave, në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi Propozim-vendimin për aprovimin e vazhdimit të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin propozon që Kuvendi të miratojë vazhdimin e afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe solli vendim që këtë propozim ta dorëzojë në Kuvend.

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Vendimin për aprovimin e 184.5 milionë denarë, përkatësisht rreth 3 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 nga programet për masat kovid për federatat sportive të cilave u është lëshuar vauçer  në përputhje me Ligjin për sport, me të cilin krijohen kushte për zbatimin e lirë të aktiviteteve të tyre në këto kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së KOVID-19.

Sot, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për realizimin e projektit për ndërtimin e një gazit ndërlidhës  ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë dhe e ngarkoi  Ministrinë e Financave, në bashkëpunim me Burimet Nacionale të Energjisë SHA Shkup, t’i drejtohet zyrtarisht Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me kërkesë për të siguruar fonde për financimin e këtij projekti.
 

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria sot e miratoi tekstin e Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat  fillore dhe të mesme. Me anë të këtij ndryshimi garantohet stabiliteti i marrëdhënies së punës të mësimdhënësve, përmisohen mundësitë për zhvillim profesional dhe për karrierë dhe vendosen mundësi të reja për bashkëpunëtorët profesional.

 

Qeveria sot e vërtetoi edhe përmbajtën e Propozim-ligjit për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm nga i cili pritet të përmirësohet cilësia e librave shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Sigurohet transparenca e procedurave të furnizimit të teksteve shkollore, vendosen mekanizma për kontroll të përmbajtjes në mënyrë për të parandaluar hyrjen e përmbajtjes diskriminuese. Sigurohet digjitalizimi dhe qasja në librat shkollorë për personat me shikim të dëmtuar.

Në mbledhjen e sotme, u miratua  Vendimi për aprovimin e planit për rehabilitimin e lokacionit në SHA "OHIS" - Shkup dhe me konkluzion të Qeverisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e angazhuar të miratojë një vendim për aprovimin e planit për dekontaminimin përfundimtar të lindanit në rrethin e SHA "OHIS" -Shkup.

Ky vendim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vijon pasi UNIDO, gjegjësisht Agjencia për Zhvillim Industrial e KB-së e informoi Ministrinë se plani i paraqitur nga kompania greke e specializuar për këtë lloj aktiviteti "Polyeco" është aprovuar për zbatimin e procedurës për dekontaminimin e tokës në SHA"OHIS" - Shkup.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Vendimin për mënyrën e përdorimit të fondeve për përfaqësimin e ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore, i cili përcakton mënyrën e përdorimit të fondeve për përfaqësim në ministritë, organet e tjera të administratës shtetërore dhe personat juridikë të themeluara nga Qeveria .

Vendimi është një akt që përmban rregulla të unifikuara për të gjitha institucionet e themeluara nga Qeveria për mënyrën e përdorimit të fondeve për përfaqësim, i cili deri më tani nuk ishte praktikë dhe secili institucion me një akt të brendshëm në mënyrën e vet rregullon mënyrën dhe procedurën për përdorimin e fondeve për përfaqësim.

 

Në vendim është paraparë që në rast të mosrespektimit të dispozitave nga ky Vendim kundër udhëheqësve të përfshirë në të mund të zbatohet një nga masat e miratuar nga  neni 23 nga Kodi për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.

Qeveria sot e pranoi propozimin e Komisionit për emërime të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës SHA "Agjencia Informative Mediatike" që të zgjidhen Aleksandra Micoska-Mitevska, Liljana Kapevska, Meri Ilic, Ardian Iseini dhe Tatjana Popovska dhe solli përfundim që t’i propozojë Këshillit mbikëqyrës SHA "Agjencia Informative Mediatike"  për të rizgjedhur Dragan Antonovskin për kryetar të Këshillit drejtues dhe drejtor të përgjithshëm dhe Halit Ajdinin për anëtar të Këshillit drejtues dhe zëvendësdrejtor të përgjithshëm.