Në mbledhjen e 67-të Qeveria i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe miratoi ndryshimet dhe plotësimet e masave për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së Kovid-19.
Me këto ndryshime dhe plotësime prej nesër, 28 prill (e mërkurë), ndalesa për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve me transport publik në tërë territorin e shtetit, në vend të orës 20:00 do të fillojë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 ditën e ardhshme.
Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes midis 1 dhe 2 maj, gjegjësisht gjatë festës fetare të Pashkëve dhe mbrëmjes ndërmjet 13 dhe 14 maj gjatë festës fetare Ramazan Bajram.
Duke filluar nga 28 prilli të gjitha objektet gastronomike do të mund të punojnë vetëm në pjesët e hapura, gjegjësisht në tercat e objekteve gastronomike dhe atë deri në orën 20:30, pas së cilës ato duhet të mbyllen për vizitorët.
Kompanitë e veprimtarisë hotelerike të regjistruar për festime (dasma, ditëlindje, festime për pagëzime e të ngjashme) do të mund të organizojnë punën vetëm si restorante në ambient të hapur, gjegjësisht në tarraca, ndërsa ndalesa për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të pagëzimit mbetet.
Përjashtim nga kjo janë objektet gastronomike në aeroportet ndërkombëtare, si dhe në objektet për akomodim (hotele, motele, hotele, shtëpi konvikt etj) për personat që janë akomoduar në këto objekte, të cilët mbeten të punojnë si deri më parë.
Në përputhje me këto përjashtime do të zbatohen, Protokolli i adaptuar për hapjen dhe punën e kafeneve, Protokolli për hapjen dhe punën e objekteve gastronomike dhe Vendimi për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të porositura, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga Kovid-19.
Duke filluar prej më 28 prill nuk vlen më ndalesa për organizimin, mbajtjen dhe prezencën/pjesëmarrjen në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe ngjarje të tjera të këtij lloji.
Në përputhje me rekomandimet e Komisionit, mbetet ndalesa për punën e të gjitha palestrave sportive, fitnes klubeve, qendrave sportive dhe sallave të dedikuara për ushtrime në ambient të mbyllur.
Përjashtim nga kjo ndalesë janë ato kompani nga këto veprimtari që mund ta organizojnë punën në ambient të hapur duke zbatuar masat për mbrojtje personale. Masat e reja vlejnë deri më 15 maj.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për formimin e qendrave rajonale për KOVID-19 vaksinim dhe e ngarkoi Ministrinë e Shëndetesisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, ta koordinojë implementimin e aktiviteteve të patjetërsueshme për formimin e pikëve sipas shembullit të pikës të organizuar në sallën e sportit “Boris Trajovski” në Shkup.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për vendosjen e linjës kreditore pa interes “KOVID 4” me grant komponentë si një prej masave nga pakoja e gjashtë e masave ekonomike anti-kovid.
Qeveria i ngarkoi Kabinetin e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike dhe Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut t’i ndërmarrin hapat e patjetërsueshme për operacionalizimin e masës që parashikon 615.000.000 denarë nga Buxheti që të dedikohen për mjete në rrjedhë dhe likuiditet të shoqatave tregtare mikro, të vogla dhe të mesme nga sektorët më të prekur nga KOVID-19, siç janë zejtarët që paguajnë tatime mbi të ardhurat reale, kompanitë nga veprimtaria e turizmit, institucionet shëndetësore private dhe veprimtari të tjera.
Masa parashikon që, nëse shfrytëzuesi i kredisë i plotëson kushtet e përfshira në të, kredia të shndërrohet në një grant në lartësi deri në 50% të kredisë pa interes.
Në përputhje me nenin 10, paragrafi 1 nga Ligji i inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT), sipas të cilit Qeveria e emëron dhe e shkarkon drejtorin e ISHT-së, në këtë mbledhje Qeveria e shkarkoi Stojko Paunovskin nga funksioni drejtor i ISHT-së, për shkak të sjelljes së tij joprofesionale.
Ky vendim konsensual u miratua sipas Kodit për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria dhe sipas Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë në mbledhjen e sotme është miratuar Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për evidencë personale me të cilin do të mundësohet pranimi i identitetit gjinor të personave transgjinorë në përputhje me legjislacionin pozitiv ndërkombëtar dhe respektimin e të gjitha të drejtave njerëzore.
Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për tekstet shkollore dhe materialet e tjera shkollore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm që shfaqet nga nevoja për vendosjen e sistemit tërësisht të ri për përpunimin dhe përmirësimin e mjeteve dhe materialeve për mësimdhënie, si rezultat i konsultimeve me publikun e interesuar dhe profesional, mësuesit, studentët, por edhe me prindërit / kujdestarët për cilësinë e teksteve shkollore.
Gjatë përpilimit të zgjidhjes së re ligjore u morën parasysh dokumentet dhe rekomandimet strategjike të miratuara nga ana e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me arsimin dhe digjitalizimin në fokus të së cilës janë zhvillimi i aftësive digjitale të nxënësve, krijimi dhe nevoja e materialeve arsimore digjitale, zhvillimi i platformave arsimore, zhvillimi i aftësive digjitale të arsimtarëve dhe transformimi i shkollave në ambiente në të cilat ruhen dhe zhvillohen aftësi dhe kompetenca digjitale të nxënësve, me qëllim përfundimtar gjithëpërfshirje më e madhe dhe rritje e cilësisë së procesit arsimor.
Gjegjësisht, në shtator të vitit 2020, Komisioni Evropian miratoi dy iniciativa që kanë për qëllim ta përforcojnë kontributin e arsimit dhe trajnimit në rimëkëmbjen e BE-së nga kriza dhe të ndihmojnë në ndërtimin e Evropës “së gjelbër” digjitale.
Iniciativa e parë është gjallërimi i fushës evropiane për arsim në gjashtë dimensione: cilësi, gjithëpërfshirje dhe barazi gjinore, tranzicione të gjelbra dhe digjitale, mësimdhënës, arsimi i lartë, një Evropë më e fortë në botë.
Iniciativa e dytë është Plani i ri i Veprimit për arsim digjital (2021-2027) me iniciativa për arsim me cilësi të lartë, gjithëpërfshirës dhe arsim digjital të qasshëm në Evropë. Plani parashikon aksion dhe bashkëpunim më të fuqishëm mes vendeve anëtare në nivel evropian, si dhe mes të gjitha palëve të interesuara, me qëllim që sistemi në arsim dhe trajnimi të bëhem kompetente për kohën digjitale. Kriza evropiane e vendosi mësimin nga distanca në qendër të praktikave arsimore.
Kjo e theksoi nevojën për avancimin e arsimit digjital dhe trajtimin e tij si qëllim kryesor strategjik për mësim me cilësi të lartë dhe mësim në kohë digjitale.
Siç do të tejkalohet faza e gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia, do të rritet nevoja për zhvillimin e qasjes strategjike dhe afatgjate ndaj arsimit dhe trajnimit digjital. Iniciativat e përmendura do të duhet të ofrojnë mënyra për përmirësimin e cilësisë, veçanërisht në raport me aftësitë themelore dhe digjitale, ta bëjnë arsimin shkollor më gjithëpërfshirës dhe më të ndjeshëm në aspekt gjinor dhe të përmirësojnë arritjet e nxënësve.
Qeveria miratoi gjashtë vendime për dhënien e pëlqimit për qiramarrje afatgjate të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Komunës së Sveti Nikollës për ndërtimin e termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, gjegjësisht për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike.
Ministrat në Qeveri sot e miratuan tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik me të cilin, mes tjerash, mundësohet që një numër i madh i fshatrave në Maqedoninë e Veriut të mbeten edhe më tej të mbuluar me dokumentacion urbanistik dhe të vazhdojnë t’i zbatojnë aktet e përgjithshme, me të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë në uljen e numrit të ndërtimeve të ardhshme pa leje në hapësirat rurale, në nivelin e shpërnguljes në ambientet rurale, si dhe në buxhetin e komunave me seli në fshat.
Gjithashtu do të mundësohet harmonizimi i Ligjit për ndërtim me Ligjin për planifikim urbanistik, si dhe thjeshtësimi i procedurave të caktuara dhe sjellja e nivelit më të lartë të fleksibilitetit dhe rritjes së kohës totale të procedurave për planifikim dhe ndërtim.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për dëme të paraqitura totale, në përputhje me Elaboratet e dorëzuara nga Komisioni për vlerësim dhe përcaktimin e lartësisë së dëmit nga fatkeqësitë elementare, të formuar nga Qeveria, në përputhje me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim në vitin 2016,2017 dhe 2018, ndërsa për të cilat nuk ka miratuar asnjë vendim për kompensim
Për shkak të zgjidhjes së kësaj çështje, Qeveria konkludoi që të përgatitet ndryshim i Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim në pjesën e vlerësimit të dëmeve dhe ndihmës në largimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera për përcaktimin e afatit për dorëzimin e raportit të përgjithshëm për dëme në bujqësi deri te Qeveria nga ana e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.
Në drejtim të realizimit të zgjidhjes së rekomanduar, Ministria e Bujqësisë propozoi që me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim të dorëzojë raport të përgjithshëm nga dëmi i shkaktuar në bujqësi në periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2019, në bazë të raporteve të dorëzuara nga ana e Komisionit për vlerësim dhe përcaktimi të lartësisë së dëmit nga fatkeqësitë elementare.