Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen 76-të në të cilën miratoi konkluza shtesë të atyre që u sollën në mbledhjen e 75-të lidhur me importimin, kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar.
Me konkluzat e reja të sjella në këtë mbledhje ,Qeveria e angazhoi Byronë për metrologji të kontraktojë marrëveshje me trupin e akredituar për marrjen e mostrave të mazutit për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Me edhe një konkluzë janë angazhuar edhe Drejtoria Doganore edhe Byroja për metrologji, për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të zbatohet procedurë për marrjen ekzemplarëve për analiza dhe analiza të mazutit, në pajtim me Rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngshme dhe t’i dorëzojnë për analiza në laboratorin e akredituar.