Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 81-të, në të cilën sipas rendit të ditës do të shqyrtohen më shumë pika nga programi qeveritar për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas Rendit të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen më shumë informacione për projekte për avancimin e politikave të të rinjve mes të cilave edhe Informacioni për Projektin “Digjitalizimi i kartelës evropiane të rinisë”, Informacioni për shkallën e realizimit të Ligjit për formimin e Këshillit për të rinj dhe sport, propozuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.
Para ministrave për shqyrtim, në mbledhjen e rregullt, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, do të gjendet edhe Informacionin për pagesën e pensioneve për muajt qershor 2021, parashtruar nga Ministra e Punës dhe Politikës Sociale.
Për vendimet dhe konkluzat nga mbledhja e rregullt e 81-të, e cila do të fillojë në orën 13:00, opinioni do të informohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.