Nga mbledhja e 81-të e Qeverisë: Miratohet transporti i udhëtarëve me kapacitet maksimal në mjetet e transportit; Propozimi për uljen e TVSH-së për energji elektrike shkon në Kuvend; Pensionet e qershorit do të paguhen prej më 29 qershor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 81-të e pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të miratohet transporti i udhëtarëve me kapacitet maksimal prej 100% në të gjitha mjetet e transportit me respektim maksimal të masave dhe protokolleve për mbrojtje nga COVID-19, me detyrim që transportuesit me përgjegjësi t’i zbatojnë dhe të kontrollojnë masat për mbrojtje personale për parandalim, të parapara me protokoll për organizimin e transportit të udhëtarëve. 

Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim që të lejohet hyrje e shoqëruesve të udhëtarëve në fluturimet ndërkombëtare në dy objektet e aeroportit të TAV në përputhje me dispozitat për mbrojtjen personale të përfshira me protokollet për menaxhim me aeroportet ndërkombëtare në vendin tonë.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar.

Sipas këtyre ndryshimeve të propozuara, tatimi mbi vlerën e shtuar për përfitimin dhe importin e energjisë elektrike për amvisëritë të ulet nga 18% në 5% për periudhën nga 1 korriku i vitit 2021, deri më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa për periudhën nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023 norma e tatimit për TVSH-në për përfitimin dhe importin e energjisë elektrike për familjet të jetë 10%. Për periudhën pas 1 korrikut të vitit 2023, norma tatimore të jetë përsëri 18%.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për TVSH është me çmime më të ulëta të energjisë elektrike t’u ndihmohet amvisërive me uljen e shpenzimeve të tyre.

Me propozim të Agjencisë për Rini dhe Sport, në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe është miratuar Informacioni për projektin “Digjitalizimi i Kartelës evropiane për të rinj”, i cili si proces ka për qëllim t’u sigurojë të përdoruesve të rinj të kësaj kartele t’i shfrytëzojnë shërbimet që janë paraparë mes saj përmes pajisjeve mobile, duke lehtësuar aplikimin digjital për marrjen e Kartelës evropiane për të rinj, si dhe të sigurohet qasje e thjeshtë deri te të gjitha informacionet ku dhe cilat shërbime mund të shfrytëzohen me këtë kartelë.

Të rinjtë në moshën prej 15 deri në 29 vjet, si dhe shfrytëzues të Kartelës evropiane për të rinj, mund të shfrytëzojnë shërbime të volitshme nëpër Evropë, ndërsa që nga fillimi i këtij projekti në qershor të vitit 2019 në vendin tonë deri më tani janë lëshuar më shumë se  4.500 kartela dhe janë bërë më shumë se 350 marrëveshje me subjekte juridike të cilët shërbimet e tyre ua lënë në dispozicion përdoruesve të kartelave.

Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim që sistemi elektronik për koordinim në planifikim, zbatim, monitorim dhe vlerësim të politikës për zhvillim të barabartë rajonal, të quajtur “SiReRa”, t’i dorëzohet Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.

 Sistemi, që është në funksion të plotë operativ i qasshëm në lokacionin www.sirera.mk dhe përmban të dhëna për të gjitha projektet për zhvillim rajonal për periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2021, përfaqëson vegël për transparencë dhe kontroll të administrimit të të gjitha projekteve aktive për zhvillim të barabartë të rajoneve në vend.

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin qershor 2021 dhe e ngarkoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut të dorëzojë të dhënat për pensionet deri te bankat komerciale më së voni deri më 28.06.2021.

Qeveria u rekomandon bankave komerciale të sigurojnë që pensionistët ët mund të marrin pensionet e muajit qershor përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar prej më 29.06.2021.

Gjithashtu, bankave u rekomandohet përmes filialeve dhe ekspozitave të tyre të sigurojnë pagesë në para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas lartësisë së pensionit:

  • Për pensione në lartësi deri në 11.000 denarë, pagesa mund të bëhet më 29.06.2021 (e martë);
  • Për pensione në lartësi 11.001-14.000 denarë, pagesa mund të bëhet më 30.06.2021 (e mërkurë);
  • Për pensione në lartësi 14.001-18.000 denarë, pagesa mund të bëhet më 01.07.2021 (e enjte); dhe
  • Për pensione në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa mund të bëhet më 02.07.2021 (e premte).