Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhjen e rregullt të 84-të e cila iu përkushtua statusit të realizimit të aktiviteteve të Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Në mbledhje u shqyrtua analiza për vendosjen funksionale horizontale të ministrive dhe institucioneve të cilën e përgatitën ekspertët e projektit të zbatuar në kornizat e projektit dyvjeçar IPA “Mbështetje për riorganizimit e shtetit”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Vlerësimet dhe mendimet e struktura në lidhje me analizën, e cila parasheh racionalizimin e numrit të institucioneve në administratën shtetërore, si dhe propozime për efikasitetin e tyre më të madh, do të prezantohen para Këshillit për reforma të administratës publike, e cila sërish Qeverisë do t’i propozojë versionin përfundimtar për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese, si një prej aktiviteteve më të rëndësishme në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi edhe Informacionin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në ushtrimin “Përtej Horizontit 21” (Beyond Horizon 21), në Republikën e Bullgarisë, ku krahas vendit nikoqir do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e armatave të Rumanisë dhe Greqisë.