Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 87-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetje dhe tema në interes të opinionit dhe gazetarëve.
Në vetë fillimin e konferencës për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë e prezantuan logon e cila do të përdoret me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së shtetit. Dizajni i logos është inspiruar nga shtetësia maqedonase, nga Dita kur qytetarët vendosën të kemi Republikë të Maqedonisë së pavarur dhe nga e gjithë ajo që sot, Maqedonia e Veriut bart si shtet demokratik i përcaktuar për paqe, demokraci, bashkëpunim dhe zhvillim.
Në bazamentin e kuq, tradicional, historik dhe nacional, janë bashkuar simbolet me të cilat potencohet 30 vjetori i Pavarësisë. Dielli, emri kushtetues, kodi dhe numri ndërkombëtar 30 tregojnë për shtetësinë tonë.
Zëdhënësit gjithashtu theksuan se në kuadër të pakos së pestë të masave ekonomike u mbështetën projekte në kuadër të industrisë për organizimin e ngjarjeve me të cilat do të mbështetet 30 vjetori i Pavarësisë.
Me këtë rast zëdhënësit informuan se përgatitjet për zbatimin e regjistrimit të popullsisë në terren, i cili do të realizohet në shtator, vazhdojnë në mënyrë intensive. Konkursi për regjistrues dhe instruktorë do të shpallet më 20 korrik dhe do të zgjasë deri më 5 gusht. Aplikimi është online përmes ueb-faqes Popis2021.stat.gov.
Në konferencën për shtyp zëdhënësit kumtuan se në mbledhjen e fundit të Qeverisë u përcaktuan tekstet e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme.
Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë bëhet rishikimi i dispozitave konkrete të Ligjit për policinë, në përputhjeme rekomandimet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Raporti i GREKO-s për vlerësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Rekomandimet nga Raporti i GREKO-s kanë të bëjnë me përforcimin e mundësive të vendit për luftën kundër korrupsionit, veçanërisht lidhur me transparencën, integritetin dhe përgjegjësinë e të punësuarve në sektorin publik dhe institucionet. Në këtë drejtim është rekomandimi që ka të bëjë me dispozitat e Ligjit për policinë për vendosjen e kritereve objektive dhe profesionale për emërimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike.
Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme kryhet rishikimi i dispozitave konkrete nga Ligji për punë të brendshme, të cilat dalin nga Raporti i GREKO-s për vlerësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Rishikimi i këtyre dispozitave ka të bëjë me pavarësinë operative të policisë, në vendosjen në Testit për integritet për personat të cilët punësohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe në kontrollet e vazhdueshme të integritetit të punonjësve në Ministri në mënyrë neutrale politike.
Gjithashtu zëdhënësit informuan se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Sipas rekomandimeve nga GREKO, me ndryshimet dhe plotësimet e reja, është kufizuar funksioni i personit për integritet që jep këshilla për çështje etike dhe anëtarit të Qeverisë të emëruar për ndjekje të zbatimin e Kodit.
Mes tjerash, me ndryshimet dhe plotësimet, është zgjeruar përfshirja e personave të cilët i nënshtrohen Kodit, përkatësisht krahas bartësve të funksioneve publike, këshilltarët të cilët i emëron Kryetari i Qeverisë dhe këshilltarët e posaçëm në ministritë, tani do të përfshihen edhe sekretarët dhe ndihmës sekretarët në sekretariatet në Zyren e Kryetarit të Qeverisë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për nivelin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta për gjysmën e parë të vitit, zëdhënësi Arsovski theksoi se nga fillimi i vitit në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale janë nënshkruar marrëveshje të reja me investime gjithsej prej në 65 milionë, ndërsa gjithsej në nivel të shtetit lartësia e investimeve të huaja është mbi 100 milionë euro.
“Për momentin në kuadër të ZZHTI-së po bëhen bisedime për mbi 30 projekte të reja investuese, nga investitorë ekzistues dhe potencial, të cilët në periudhën e ardhshme duhet të sjellin mbi 400 milionë investime dhe 8.500 vende të reja të punës. Qeveria dhe Drejtoria ZZHTI punojnë me përkushtim në përmirësimin e performancat ekonomike në zonat dhe klimën e punës, ndërsa rezultat konkret në këtë punë të përkushtuar është vërejtur aktivitet rekord ekonomik edhe në tremujorin e parë edhe të dytë në katër vitet e fundit”, theksoi Arsovski.
Në pyetjen e gazetarit lidhur me ndryshimet në Ligjin për shtetësi, zëdhënësi Hoxha theksoi se bëhet fjalë për tekst të harmonizuar të ndryshëm nga ai për të cilin Qeveria kishte vërejtje.
“Propozim-ligji i miratuar dje për shtetësi është i harmonizuar me konventën evropiane për shtetësi dhe do të dorëzohet për miratim në Kuvend me flamur evropian”, theksoi zëdhënësi Hoxha.
Në mënyrë plotësuese, zëdhënësi Hoxha theksoi se përpunimi teknik nga ana e disa institucioneve që janë kompetente është duke u zhvilluar, pas përfundimit të procedurës, Propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend.
Në pyetjen e gazetarit për propozimin për regjistrimin e procedurave të administratorëve shtetëror, zëdhënësi Arsovski theksoi se propozimi për vendosjen e video-regjistrimit dhe bodi-kamerave është parashtruar në mbledhjen e djeshme qeveritare, si një prej opsioneve dhe mekanizmave për parandalimin e veprimtarive korruptuese dhe përforcimin e transparencës gjatë kryerjes së punës dhe detyrimeve në institucionet.
“Kjo nuk ka të bëjë me tërë administratën, por për shembul për administratorët që kryejnë kontroll, monitorim ose autorizime speciale veçanërisht në proceset që nuk mund të digjitalizohen dhe përfshijnë pjesëmarrjen e patjetërsueshme të faktorit njeri. Patjetër, ky propozim në periudhën e ardhshme në mënyrë të detajuar do të hulumtohet dhe do të analizohet edhe në aspekt të implementimit të tij, përfshirja e administratorëve, siguria dhe privatësia e qytetarëve, si dhe mundësitë teknike dhe ligjore”, theksoi Arsovski.
Ai theksoi se transformimi digjital i proceseve është prioritet i lartë i Qeverisë, si mekanizëm kryesor për luftën kundër korrupsionit, për shërbime të shpejta dhe efikase ndaj qytetarëve, për institucione në shërbim të qytetarëve.