Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të me më shumë pika në rendin e ditës dhe nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohet Informacioni për projektin për kapital njerëzor dhe përpunimin e strategjisë për avancimin e kapitalit njerëzor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Grupacionin Banka Botërore.
Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për Udhëzime operative për masën 27 – mbështetje financiare me krijimin e meçing fondit për sipërmarrësit Romë.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhje do të vendoset për miratim edhe 64. Propozim – programi për plotësimin e Programit nacional vjetor për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.
Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.
Mbledhja e rregullt e 92-të pritet të fillojë në orën 13:30, ndërsa para saj do të mbahen tre mbledhje tematike: Mbledhja tematike për grupin e 3-të të marrëveshjeve për fonde të rialokuara nga Marrëveshja me TAV (në orën 12:00), Mbledhja tematike për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit (në orën 12:30) dhe Mbledhja tematike për procesin e decentralizimit institucional (në orën 13:00).
Për secilën nga mbledhjet tematike, opinioni do të informohet përmes kumtesave menjëherë pas përfundimit të tyre.