Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e rregullt të 92-të solli vendim që përfaqësuesit tonë në Lojërat Olimpike në Tokio i cili fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën taekwondo, Dejan Georgievskit, t’i ndahet çmim në para në vlerë prej 1.200.000,00 denarë, ndërsa trajnerit të tij Darko Kostovskit, ti ndahen 600.000,00 denarë.
Fituesi i medaljes së argjendtë në taekwondo në Lojërat Olimpike 2020 do të shpërblehet me 600.000,00 denarë shtesë nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport.
Në këtë mbledhje, Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për pagesën e kompensimit në para të viktimave nga veprat penale, si dhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin , zbulimin ose ndjekjen penale të veprave penale ose ekzekutimin e sanksioneve penale, Ligjin për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për procedurën monetare, Ligjin për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje dhe Kodin Penal.
Ndryshimet në Kodin Penal, ndër tjerash, propozojnë artikuj me të cilët në të ardhmen sulmi ndaj një gazetari, kameramani ose fotoreporteri do të trajtohet njësoj si një sulm ndaj një zyrtari.
Me ndryshimet e tjera të propozuara si plotësime në Kodin Penal parashikojnë një vepër të re penale të "përndjekjes" për të siguruar mbrojtjen e grave nga ngacmimet seksuale dhe çdo ngacmim tjetër përmes kanaleve të komunikimit, përfshirë internetin.
Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për përgjegjësi qytetare është paraparë ulje e ndjeshme e shumës që do ta paguajnë gazetarët për lëndë të humbur për shpifje ose fyerje nga 2000 eurot e parapara të maksimum 400 eurove.
Qeveria gjithashtu e miratoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale me të cilin sillen më shumë risi siç është mundësimi që komunat të parashtrojnë kërkesa për fitimin e koncesionit për eksploatim për nevojat e ndërtimit të rrugëve komunale.
Në mënyrë plotësuese me ndryshimet e reja rregullohen arsyet për shkëputje të njëanshme të marrëveshjes për koncesion për eksploatim nga ana e koncendentit nëse konstatohet një shkelje e rëndë e rregulloreve nga marrëveshja ose e ligjeve që zbatohen në marrëveshje, në rast kur gjatë kryerjes së eksploatimit cenohet interesi publik dhe kur koncesioneri kryen eksploatim jashtë hapësirës në të cilën është dhënë koncesioni me marrëveshje për koncesion.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin e Memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për zbatimin e Projektit “Vendosje e njësisë për koordinim të projekteve infrastrukturore”.
Projekti ka për qëllim të kontribuojë në përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të përforcuar efektet e investimeve në infrastrukturën publike mbi rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe cilësisë së jetesës. Aktivitetet e projektit do të rezultojnë me kapacitet të përforcuar institucional të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për menaxhimin me infrastrukturën publike në suaza të mëdha përmes mbështetjes për vendosjen e kapacitet të një Njësie për koordinimin e infrastrukturës (NJKI) në nivel qendror.
Në këtë mbledhje të 92-të Qeveria solli vendim për themelimin e Institucionit Publik për Menaxhim dhe Mbrojtje të Parkut Nacional Mali i Sharrit.
Me sjelljen e këtij Vendimi për themelimin e Institucionit Publik për Menaxhim dhe Mbrojtje të Parkut Nacional Mali i Sharrit do të vendoset regjim për mbrojtjen e Parkut Nacional Mali Sharr dhe do të ndërmerren masa për mbrojtjen e zonave të përcaktuara në parkun nacional.
Në prag të fillimit të vitit të ri arsimor dhe akademik Qeveria miratoi Protokollin për veprim gjatë akomodimit të nxënësve në Konviktet publike të nxënësve në vitin akademik 2021/2022, si dhe Protokollin për veprim gjatë akomodimit të studentëve në Konviktet publike të studentëve në vitin akademik 2021/2022.