Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 95-të e cila u mbajt në mëngjes në ora 8:30 (05.08.2021) përmes video konferencës miratoi Vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Vendimi është me propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit me kriza, anëtarët e së cilës në mbledhjen që u mbajtë më 04.08.2021 në orët e pasdites e pranuan propozimin e Grupit për vlerësimin e përcaktimit të ekzistimit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të shfaqjes së shtuar të zjarreve.
Vendimi për ekzistencën e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të paraqitjes se madhe të zjarreve, parandalimit të përhapjes së tyre në kohë zgjatje prej 30 ditësh u miratua në bazë të nevojës së shfrytëzimit racional të burimeve nacionale dhe veprimit koordinues të të gjitha institucioneve përkatëse, për shkak të paraqitjes së madhe të zjarreve dhe parandalimit të përhapjes së tyre.
Për vendimin, do të njoftohet Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendi.
Për shkak të operacionalizimit të Vendimit, Qeveria i miratua konkluzionet:
- Presidentit të shtetit t’i propozoj të vendos për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me gjendjen e krizës
- Shtabi kryesor pran Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), menjëherë të filloj me përgatitjen e planit të veprimit për parandalimin dhe ballafaqimin me zjarret, si dhe rishikimin e tërësishëm të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion dhe planin për veprim të koordinuar.
- Ministria e Punëve të Brendshme, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ministria e Shëndetësisë me të gjitha institucionet shtetërore të interesuara si dhe njësit e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’i vendosin në dispozicion të gjitha kapacitet dhe resurset e disponueshme të cilat mund të vendosen në funksion për menaxhim me gjendjen e krizës.
- Qeveria e ngarkoi Shtabin kryesor pran QMK-së, që të përcaktoj një person për marrëdhënie me publikun, i cili në bazë ditore do të njoftoj opinionin në lidhje me parandalimin dhe ballafaqimin me zjarret në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen e sotme të rregullt u miratua edhe Propozim-programi për mënyrën e procedurës dhe kritereve për shpërndarjen e fondeve të siguruara në nënprogramin dhe Mbështetje të implementimit të Dekadës dhe Strategjisë së Romëve, paragrafi dotacione kapitale deri te Njësit e vetëqeverisjes lokal (NJVL) në Buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në nënprogramin 11- Mbështetje për implementimin të Dekadës dhe Strategjisë së Romëve, paragrafi 488- Dotacione Kapitale deri NJVL, çdo vit janë siguruar fonde për realizimin e projekteve të infrastrukturës komunale për vendet e banuara parasegjithash me popullsi rome