Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes lidhjes video-konferenciale e mbajti mbledhjen e 98-të, në të cilën u soll vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për shërbime për fluturime dhe për shërbime terminale në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fluturimet e mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë.
Lirimi nga pagesa e kompensimit të shërbimeve për fluturime dhe për shërbime terminale të mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të vendeve të cekura është për ofrim të ndihmës në shuarjen e zjarreve në ambient të hapur.
Vendimi me kërkesë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim është me qëllim të lehtësimit të procedurave për arritjes së ndihmës së huaj me mjete ajrore dhe shkurtim të kohës për sistemim dhe veprim në rajonet e krizës.
Anëtarët e Qeverisë sot pasdite e shqyrtuan dhe miratuan edhe Raportin për negociata të kryxera për nënshkrim të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar mes Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e mbështetjes financiare në shumë prej 100.000.000 lirave turke të llogaritura në dollarë amerikanë (11,5 milionë dollarë).
Mjetet financiare janë dedikuar për furnizim të prodhimeve të domosdoshme dhe shërbimeve për qëllime ushtarake (alokim të resurseve do të shfrytëzohen për furnizim të pajisjes për Forcat për operacione special, furnizim të automjeteve dhe pajisjes për njësitë logjistike) nga kompani lokale në Turqi, para së gjithash nga industria mbrojtëse turke për qëllime ushtarake.