Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, sot është nikoqir i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila në përbërje të plotë arriti në Shkup, udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.
Kryeministri Zoran Zaev e priti kolegut e tij Albin Kurti para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku, në prezencë të anëtarëve të dy qeverive, u mbajt ceremonia e pritjes me nderimet më të larta ushtarake-shtetërore.
Kryetarët e qeverive të të dyja vendeve, më pas mbajtën takim tet-a-tet në Kabinetin e Kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa ministrat deri në fillimin e mbledhjes së përbashkët mbajtën më shumë takime dypalëshe.
Në mbledhjen e përbashkët që do të vijojë, mes tjerash, do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për ndërlidhjen infrastrukturore e të dyja vendeve për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe komunikimin, si dhe memorandume dhe programe tjera që përfshijnë bashkëpunimin e projekteve ndërkombëtare me mbështetjen e programeve IPA të BE-së, bashkëpunim në fushën e energjetikës, si dhe në plan të turizmit, kulturës dhe avancimit të iniciativave të përbashkëta të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.
Mbledhja e përbashkët e të dy qeverive vjen si konfirmim i marrëdhënieve të suksesshme miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në drejtim të realizimit të interesave të ndërsjella të të dyja vendeve, si dhe për ndarjen e përcaktimeve të përbashkëta për bashkëpunim më intensiv rajonal.
Pjesa e punës nga vizita e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vendin tonë, do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrave Zoran Zaev dhe Albin Kurti.