Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 10-të tematike, ku do të shqyrtohen informacionet për bisedimet e kryera për harmonizimin e Deklaratës së përbashkët për rrjedhën e lirë të të dhënave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Deklaratën e përbashkët ndërveprueshme të Ballkanit Perëndimor.
Dy informacionet janë operacionalizim dhe nisje e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt përforcimit të bashkëpunimit rajonal për mbështetje të integrimit digjital, shkëmbimin e informacione në mëyrë të hapur, ndërvepruese dhe të sigurt, me fokus në rrjedhën e lirshme të të dhënave.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme tematike e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim në orën 09:30, përmes lidhjes me video-konferencë, opinioni do të informohet me kumtesë.