Në kuadër të mbledhjes së 111-të tematike, do të shqyrtohen më shumë informacione për nënshkrimin e marrëveshjeve për ndarjen e ndihmës financiare kompanive në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ndërsa të përgatitura dhe të propozuara nga Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së 111-të, do të filloj mbledhja e rregullt e 112-të në të cilën mes tjerash do të gjendet Propozim-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime për të cilin si propozues paraqitet Ministria e Ekonomisë.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informacione për rrjedhën e negociatave për qasje drejt Marrëveshjes së Organizatës Botërore dhe Tregtisë për furnizime publike.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhjet e sotme të Qeverisë, me fillim në ora 12:00, opinioni do të informohet përmes kumtesës.