Të nderuar,
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 19.10.2021 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 113-të, me disa pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, në rend dite për shqyrtim është Raporti i bisedimeve të realizuara për nënshkrimin e Marrëveshjes për plotësimin e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe më shumë informacione dhe raporte për projekte të planifikuara dhe të realizuara në ministri të caktuara.
Me konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.