Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 113-të, në mes të tjerash, në pajtim me gjendjen momentale epidemiologjike në vend, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e protokolleve të KOVID për punë në objektet e hotelerisë (kafenetë dhe objektet ushqimore).
Me këto ndryshime dhe plotësime shfuqizohet kufizimi i numrit të lejuar maksimal të personave në një tavolinë në kafenetë, restorantet dhe në restorantet në hotele, si në pjesët e hapura po ashtu edhe në ato hapësira të mbyllura në këto objekte të hotelerisë.
Në mënyrë plotësuese është miratuar edhe ndryshimi për kufizimin e mbushjes së kapaciteteve të këtyre objekteve të hotelerisë, gjegjësisht kufizimi i numrit të mysafirëve në pjesën e mbyllur të objektit, si dhe në pjesën e hapur deri në 50% të shfrytëzimit të kapacitetit të objekteve.
Për objektet hotelierike për organizimin e festimeve, dasmave, mbeten në fuqi masat dhe protokollet ekzistuese.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin në lidhje me procesin e dorëzimit të propozim projektit deri te Fondi i Përbashkët Global për Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm pranë Kombeve të Bashkuara dhe e obligoi zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, deri te Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të dorëzojë Letrën e qëllimeve për bashkëfinancimin e projekt propozimit "Fondi i gjelbër financiar për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut".
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për negociatat e përfunduara dhe e pranoi tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Me këtë Marrëveshje sigurohet vazhdimësia e plotë e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, në një mënyrë dhe në masën që po zbatohet aktualisht, pasi që pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore nuk do të jetë e obliguar me marrëveshjet e Bashkimit Evropian.
Në mënyrë shtesë, propozimet plotësuese të Marrëveshjes nuk do të ketë implikime në zbatimin e Marrëveshjes së sigurimeve sociale nga vitit 1958, gjegjësisht me Marrëveshjen nuk rrezikon të drejtat në fushën e kujdesit shëndetësor të personave të siguruar nga të dy vendet.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin tetor të vitit 2021, dhe e obligoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut t’i dorëzojë të dhënat për pensionet deri te bankat afariste më së voni deri më 25.10 2021.
Me këto rekomandime, bankat afariste do të sigurojnë që pensionistët të disponojnë me pensionet e tetorit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtar nga 26.10.2021.
Pagesa në dorë e pensioneve për klientët që nuk përdorin kartelë bankare organizohet nga bankat në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të përbërë sipas shumës së pensionit:
- Për pensionet deri në 11,000 denarë, pagesa të bëhet më 26.10.2021 (e martë);
- Për pensionet në vlerë prej 11,001-14,000 denarë, pagesa të bëhet më 27.10.2021 (e mërkurë);
- Për pensionet në vlerë prej 14,001-18,000 denarë, pagesa të bëhet më 28.10.2021 (e enjte); dhe
- Për pensionet në vlerë mbi 18,001 denarë, pagesa të bëhet më 29.10.2021 (e premte).