Nga mbledhja e 115-të e Qeverisë: Miratohet Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike - 156.000 vende të reja pune; Lejohet organizimi i ngjarjeve në ambient të mbyllur deri në 50% të kapacitetit hapësinor – prej 15 nëntor për hyrje do të nevojiten dy do

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 115-të e shqyrtoi dhe e pranoi Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike për periudhën 2022 – 2026, i cili përveç tradicionales ofron qasje inovative në kapital financiar për përshpejtimin e rritjes ekonomike, një qasje që funksionon me sukses në Bashkimin Evropian.

Është parashikuar, që krahas investimeve publike të planifikuara në vlerë prej katër miliardë euro për periudhën 2022-2026, të financuara nga buxheti, me fondet e IPA dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, të mobilizohen më shumë fonde dhe nvestime nga sektori privat.

 Plani i përshpejtuar i rritjes ekonomike do të mbështesë projektet e investimeve në sektorin publik dhe privat, të cilat do të përqendrohen në disa fusha prioritare si ekonomia e gjelbër, digjitalizimi, inovacioni dhe zhvillimi teknologjik, zhvillimi i infrastrukturës fizike dhe kapitalit njerëzor, me vlerë 12 miliardë euro dhe do të sigurojë 156,000 vende të reja pune.

 Më shumë detaje rreth Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike të miratuar sot nga Kryeministri Zoran Zaev bashkë me ministrin e Financave Fatmir Besimi informuan në konferencën e veçantë për shtyp  (https://vlada.mk/node/26910).

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 115-të, në përputhje me gjendjen aktuale epidemiologjike në vend, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive i miratoi konkluzionet në vijim:

 

  • Lejohet organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, kurseve, takimeve, workshop-eve, konferencave etj në hapësira të mbyllura të ambienteve deri në 50% të kapacitetit hapësinor.
  • Lejohet puna në lokale dhe klube nate – diskoteka, si dhe në ambientet hotelierike që janë të regjistruara për ahengje (festa, dasma, ditëlindje, pagëzime etj.) në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50% të kapacitetit të hapësirës. 
  • Lejohet hyrja në çdo lloj objekti të tipit të hapur dhe të mbyllur, objektet hotelierike (kafene, restorante, bare, klube nate-disko), në objektin e hotelierisë/njësinë e hotelierisë në objektet e hotelierisë për akomodim (hotel, motel, bujtinë, konvikt dhe objekte të tjera akomoduese), në pikat e pompave të karburanteve, në kazinove  dhe bastoreve,  në objektet e tjera që ofrojnë shërbime katering brenda saj, në ambientet e hotelierive që janë të regjistruara për festime (festime, dasma, ditëlindje, pagëzime etj.), si dhe lejohet hyrja ku zhvillohet eventi i çdo lloji tjetër (koncerte, seminare, trajnime, kurse, takime, seminare, konferenca, evente kulturore ose sportive), për vizitorët/të ftuarit/personat, me posedim dhe bashkëngjitje të një dokumenti si në vijim:
  • deri më 14 nëntor 2021 kërkohet certifikatë /vërtetim për  imunizim (vaksinim)  të kryer të virusit Covid-19, gjegjësisht marrjen e së paku dozave të parë të vaksinës dhe nga 15 nëntori 2021do të kërkohet certifikatë/vërtetim për  imunizim (vaksinim) të kryer të virusit SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e dy dozavetë të vaksinës kundër Covid-19. 
  • ose në rastin tjetër duhet certifikatë /vërtetim që e keni kaluar Kovid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Në përputhje me këtë, Qeveria miratoi Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa me urdhër, protokolle të qëllimshme, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse KOVID-19.

Në mbledhjen e sotme ministrat e shqyrtuan dhe e miratuan Raportin nga mbledhja e dymbëdhjetë e Komisionit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, ku u miratuan huatë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit, brenda 10 ditëve pas miratimit të Raportit  të dorëzojn letrat e qëllimeve deri te  ministrant  me resor  në Republikën e Sllovenisë për interesin e shkëmbimit të përvojave për turizmin në banjë dhe përdorimin e energjisë gjeotermale, për të inicuar asistencë teknike dypalëshe për shkëmbimin e praktikave të mira në procesin e zhvillimit dhe zbatimit të mëtejshëm të Strategjisë për specializim inteligjent dhe zbatimin e Politikës së Rishikuar Industriale, si dhe për të shfaqur interes për identifikimin e mundësive për bashkëpunim konkret në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave.

 Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është shqyrtuar dhe miratuar Plani i Veprimit për formalizimin e ekonomisë joformale 2021-2022, qëllimi strategjik i të cilit është përmirësimi i procesit të matjes, monitorimit dhe zbulimit të ekonomisë joformale me qëllim të përmirësimit të sistemit statistikor dhe rritjen e kapaciteteve të politikave ekonomike dhe sociale për monitorimin dhe zbulimin e rregullt të ekonomisë joformale.

 Ky plan përmban aktivitete specifike, me tregues të përshtatshëm, afat kohor, implikime fiskale dhe institucione përgjegjëse për secilin aktivitet për realizim në periudhën 2021-2022.

 Janë identifikuar 16 masa për të mundësuar ngritjen e një sistemi masash parandaluese dhe nxitëse në mbështetje të formalizimit të bizneseve joformale dhe personave të punësuar joformalisht, si krijimi i sistemit të kuponëve, ndryshime të caktuara ligjore, mbështetje për zhvillimin e kooperativave, mbështetje. për zhvillimin e sipërmarrjeve mikro dhe të vogla, zhvillimin e sipërmarrjes sociale, zbatimin e disa promovimeve për trajtimin e ekonomisë joformale etj.

Me qëllim të forcimit të moralit tatimor dhe uljes së tolerancës ndaj ekonomisë joformale janë paraparë 16 aktivitete për ngritjen e moralit tatimor të qytetarëve dhe nivelin e tolerancës së shoqërisë ndaj ekonomisë informale.

Parashikohet promovimi i përfitimeve të ekonomisë formale, pra dëmshmëria e punësimit informal, aktivitetet arsimore në shkolla dhe universitete, siguria e pagesës online te personat juridikë etj.

  Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka sjellë vendim për ndalimin e ndërtimit të Qendrës pranuese për strehimin e të huajve në lokacionin në fshatin Bardhovcë dhe ka porositur ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë eTransportit dhe Lidhjeve që të punojnë deri në fund të nëntorit të këtij viti të gjejnë lokacion të përshtatshëm jashtë vendbanimit, si vend për realizimin e projektit Qendra për pranimin dhe akomodimin e të huajve.