Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 116-të, që u mbajt më 30 tetor, për shkak të respektimit të afateve për miratim, e miratoi Propozim – buxhetin për vitin 2022.
Për shkak të heshtjes zgjedhore, kumtesa për Propozim – buxhetin e miratuar publikohet sot, 1 nëntor, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme do të publikohet edhe prezentimi detajues.
Propozim – buxheti i miratuar, së bashku me Projekt-ligjin e përcaktuar për përpilimin e Buxhetit për vitin 2022, do të dorëzohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.