Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 09.11.2021 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 118-të, me më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje në rend të ditës, mes tjerash, janë më shumë propozim-ligje për ndryshim dhe plotësim, mes të cilave edhe Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, për mbrojte sociale dhe për arsim fillor, si dhe raporte të ndara për punën e më shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare në pronësi shtetërore, në përputhje me detyrimet për dorëzim të rregullt deri te Qeveria, në harmonizim me politikat për llogaridhënie dhe transparencë në punë.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.