Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 119-të e shqyrtoi dhe e pranoi Planin Operativ të rishikuar për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021.
Me Planin Operativ të rishikuar janë siguruar mjete shtesë për programet aktive dhe masat për punësime me ribalancin e Buxhetit të RMV-së në vlerë prej 284.960.000 denarë për të përforcuar qasjen në politikat aktive për tregun e punës, në vecanti për të papunësuarit me aftësi të ulëta dhe personat e kategorisë së cënueshme sic është paraparë me Planin e Veprimitl për realizimin e rekomandimeve nga konkluzionet e përbashkëta të Dialogut Ekonomiko-Financiar nga Korriku i vitit 2021.
Nga mjetet e përgjithshme të parashikuara për këtë qëllim 36.900.000 denarë dedikohen për Programin 1, respektivisht për mbështetje të vetëpunësimit (sipërmarrësisë) për 115 vetëpunësime shtesë, 153.750.000 denarë për masën e subvencionimit të pagave për 674 persona shtesë të papunë, për implementimin e pilot-masës së re për subvencionimin e pagave në sektorin e tekstilit në Rajonin Lindor të Planifikimit për 300 të papunë në vlerë prej 73.800.000 denarë, si dhe 15.289.200 denarë për masën e punësimit dhe rritje të subjekteve juridike për 127 punësime shtesë.
Me këto ndryshime dhe plotësime, me Planin Operativ të rishikuar për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021, do të rritet përfshirja e shfrytëzuesve të programeve për punësime për 1216 persona të papunë.
Në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, u miratua teksti i Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore me procedurë të shkurtuar me të cilin janë paraparë disa risi për shërbim shëndetësor më cilësor për qytetarët.
Me ndryshimet dhe plotësimet e parapara, mes tjerash, është siguruar mundësi juridike për zgjedhje të mjekut amë në shtëpinë e shëndetit publik në rast kur nuk ka numër të mjaftueshëm të mjekëve të zgjedhur në komunë, si dhe përjashtim që një institucion shëndetësor publik-spital i cili kryen veprimtari shëndetësore specialistike-konsultative dhe spitalore shëndetësore nga fusha e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe pediatrisë mund të organizojë shërbime shëndetësore në nivel primar në këto veprimtari për pacientët të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore në nivel primar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ekipeve në rajonin e vendbanimit.
Në bazë të përvojave pozitive nga bashkëpunimi me organizatat qytetare për shërbime të caktuara shëndetësore, siç është përballja me HIV në pjesën e uljes së dëmeve nga drogat, me plotësimet në ligj jepet mundësiaqë shoqatat e qytetarëve të mund të zbatojnë masa dhe aktivitete të caktuara në veprimtarinë shëndetësore për grupet e cenueshme dhe grupet vështirë të arritshme të popullatës që janë me rëndësi të posaçme për shëndetin publik.
Me plotësimet e sapopropozuara caktohet edhe mundësia që specialistët dhe subspecialistët të kryejnë kujdestari në institucione të tjera shëndetësore, të ndryshme nga institucioni shëndetësor në të cilin janë të punësuar, me qëllim të qasjes më të afërt drejt pacientëve dhe nevojave të tyre.
Qeveria sot e konfirmoi tekstin e Propozim- ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim fillor, me qëllim për të përmirësuar cilësinë e arsimit gjithpërfshirës përmes specifikimit të procedurës për punësim të asistentëve arsimorë, si dhe mundësinë e transformimit të marrëdhënies së punës nga afat i caktuar në afat të pacaktuar.
Me ndryshimet e propozuara parashihet edhe dhënia e provimit profesional për edukatorë në shkollat fillore, që poashtu do të kontribuojë edhe në përmirësimin e cilësisë së punës së tyre, si dhe avancimin në karrierë të stafit administrativ në shkollat fillore.
Në këtë mbledhje Qeveria e plotësoi Dekretin për llojin e aktiviteteve, shumën maksimale për aktivitet, shfrytëzuesit, subjektet të cilët marrin pjesë në procedurë, kriteret më të afërta dhe mënyrën për ndarje të mbështetjes teknike në bujqësi dhe zhvillim rural.
Me plotësim të këtij Dekreti, sqarohet në kumtesë, tani edhe personat fizik të regjistruar si prodhues të verës përfitojnë të drejtën e shfrytëzimit të masës për mbështetje financiare për çmime të fituara për verë në garat ndërkombëtare dhe rajonale, si pjesë të politikave për mbështetje të bodrumeve të vogla dhe individuale të verërave.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Propozim- ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë në lëndët civile mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës
Ratifikimi i Marrëveshjes, njoftojnë nga Pres shërbimi qeveritar do të sigurojë rregullimin e materies qytetare (procedura të verifikimit, martesa të përziera, alimentacione, etj.) me të cilën forcohet bashkëpunimi juridik mes institucioneve dhe lehtësohet trafiku ligjor i shtetasve të të dy vendeve.