Nga mbledhja e 120-të e Qeverisë: Shpallen tre ditë zie për rastin e aksidentit tragjik në Bullgari; Miratohet investim i ri strategjik për park solar deri në 300 megavat në vlerë prej 270 milionë euro;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 120-të e filloi me një minut heshtje në shenjë solidarizimi ndaj viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, shprehu ngushëllime për familjet e tyre dhe ka vendosur që të shpallet tri ditë zie në mbarë vendin.

Për ditë zie janë shpallur dita e sotme, e nesërme dhe e  pasnesërme, gjegjësisht prej 23 deri me 25 nëntor ( e martë, e mërkurë, e enjte) ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të përfaqësive diplomatike në vend dhe jashtë vendit, do të ulen në gjysmë shtizë. Anulohen të gjitha ngjarjet publike ndërsa mediat duhet ti përshtatin përmbajtjet e tyre me zinë e shpallur treditore.
 

Qeveria sot solli  konkluzion për rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për masa të reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së KOVID-19 dhe për nxitjen e vaksinimit, që në mbledhjen e ardhshme të merren vendime.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Vendim për përcaktimin e statusit të projektit strategjik investues të Shoqërisë për prodhimin e energjisë elektrike “OSTRO SOLAR” – Shkup.

Bëhet fjalë për një investim për ndërtimin e “Parkut Solar Stipion” me vlerë 270 milionë euro, i cili përmes kësaj kompanie do të realizohet nga “Akuo Energy Sas Paris”  nga Franca, me kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike nga 350 deri në 400 megavat në orë.

Qeveria ka miratuar sot Programin për mbështetjen e shtypjes dhe shpërndarjes së mediave të shtypura për vitin 2021 për mbështetjen e shtypjes dhe shpërndarjes së mediave të shtypura në drejtim të mbrojtjes së pluralizmit në fushën e medias.

Programi për mbështetjen për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura parasheh mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura të cilat botohen në gjuhën maqedonase në vlerë deri në 50 % për shpenzimet e realizuara për shtypje dhe në vlerë deri në 50 % për shpenzime për shpërndarje, ndërkaq mediat e shtypura të cilat botohen në gjuhët e bashkësive etnike në vlerë jo më pak se 50 % por jo më shumë se 70 përqind për shpenzimet e realizuara për shtypje dhe në vlerë jo më pak 50 % por jo më shumë se 70 % për shpenzime për shpërndarje, në përputhje me faturat e parashtruara për vitin kalendarik 2020.

Thirrja publike për realizimin e Programit për mbështetjen e shtypjes dhe shpërndarjes së mediave të shtypura për vitin 2021 do të shpallet në afat prej tri ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij programi me publikim në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin nëntor të vitit 2021 dhe ka obligoi  Fondin për Sigurim  Pensional dhe Invalidor që të dhënat për pensionet t'i dorëzojë bankave afariste  më së voni deri me 25 nëntor të vitit 2021, në bazë të të cilave bankat  afariste do të mund të sigurojnë që pensionistët  ti marrin pensionet e tyre të nëntorit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtarë prej datës 26.11.2021.

U rekomandohet bankave  afariste që nëpërmjet filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagë të gatshme të pensioneve për klientët të cilat nuk shfrytëzojnë kartelat, në katër grupe sipas kësaj rradhitje të krijuar sipas lartësisë së pensionet

- Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 26.11.2021 (e premte);

- Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.11.2021 (e hënë);

- Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 30.11.2021 (e martë); dhe

- Për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.12.2021 (e mërkurë).

Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi Raportin për negociatat e përfunduara dhe arritjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Evropën Kreative (2021-2027) dhe emëroi Ambasadorin e Misionit të Përhershëm të Republika e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në Bruksel, Agneza Rusi - Popovska për të nënshkruar Marrëveshjen.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Kulturës, do të marrë pjesë në këtë program me vlerë të përgjithshme prej 1,14 milionë euro, të shpërndara në shtatë vite, duke fituar kështu qasje në buxhetin e Programit Evropa Kreative (2021- 2027) që është 2.44 miliardë euro.

Programi njeh diversitetin kulturor si një prioritet kryesor për të adresuar sfidat me të cilat përballen sot sektorët kulturorë, krijues dhe audiovizualë dhe prioritetet e tij janë mbrojtja, zhvillimi dhe promovimi i diversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore, si dhe forcimi i konkurrencës dhe potencialit ekonomik të sektorit kulturor dhe krijues dhe të sektorit audioviziv.