Nga mbledhja e 121-të e Qeverisë: Janë kërkuar analiza dhe masa shtesë për vaksinim masiv; U formua një grup pune për marrjen e të lënduarve dhe transportimin e të vdekurve në fatkeqësinë e komunikacionit në Bullgari; EEM-ja mori vendim për fillimin e TE

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 121-të në mënyrë të detajuar dhe gjithëpërfshirëse i shqyrtoi propozim-masat dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për intensifikimin e vaksinimit kundër KOVID-19 dhe për rritjen e numrit të qytetarëve të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut.

Duke u nisur nga fakti i pamohueshëm se vaksinimi masiv është përgjigja më efikase për t`u mbrojtur nga pasojat dhe për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria konkludoi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundje Infektive  analiza shtesë dhe studime komparative për masat e propozuara, por edhe propozime për masa shtesë për të nxitur vaksinimin masiv. 

Në pritje të analizave shtesë, Qeveria ka ngarkuar ministritë dikasteriale dhe shërbimet inspektuese t`i investojnë të gjitha kapacitetet dhe të përforcojnë zbatimin dhe kontrollin e të gjitha masave aktive për mbrojtje nga COVID-19, në veçanti të sistemit për kontrollin e certifikatave për vaksinim, PCR testet dhe vërtetimet se kenë kaluar infektimin COVID-19 përmes kontrollit rigoroz të identitetit të personave që i tregojnë këto dokumente për hyrje në objektet ku është e detyrueshme.

Për të nxitur vaksinimin masiv, Qeveria ka ngarkuar të gjitha ministritë, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare dhe agjencitë në pronësi shtetërore, të zbatojnë skrining që të përcaktohet përqindja e të vaksinuarve në administratën shtetërore dhe publike, si dhe të përcaktojnë  mundësitë për stimulimin e përfshirjes më të madhe të vaksinimit, si dhe baza juridike për kufizimin e të drejtës së kujdestarisë, punës jashtë orarit, udhëtimet zyrtare dhe opsione të tjera për të ardhura shtesë për të punësuarit në administratën publike.

Qeveria do t`i shqyrtojë dhe do të përdor të gjitha mundësitë reale për stimulimet ekonomike, por edhe për kufizimet lidhur me bonuset financiare dhe llojet e tjera të kompensimeve që janë jashtë bazës themelore, me qëllim që t`i motivojë dhe t’i drejtojnë qytetarët për masën e vetme dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit dhe për të shpëtuar jetën e tyre nga sëmundja e rrezikshme pandemike COVID-19.
 

Në këtë mbledhja Qeveria e RMV-së shqyrtoi informacionin për planin për transportimin e të lënduarve dhe trupave të personave të pajetë  në aksidentin e trafikut në Bullgari, për të cilin u formuar një grup pune i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku marrin pjesë ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Qeveria ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë të sigurojë automjete adekuate ambulatore për personat e lënduar dhe tërësisht t`i mbulojë nevojat financiare për transportin e tyre në vend, si dhe të sigurojë kujdes adekuat shëndetësor, pa marrë parasysh nëse të lënduarit janë të siguruar në Fondin për Sigurim Shëndetësor ose jo.

Ministria e Punëve të Jashtme u ngarkua të zgjedhë ndërmarrjen adekuate transportuese dhe në tërësi ta realizojë transportin e mbetjeve mortore të viktimave, nga Bullgaria në RMV, kurse mjetet e transportit dhe varrimi tërësisht të mbulohen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë.

Ministria e Punëve të Brendshme ngarkua që të sigurojë kalim pa pengesa me shoqërim të policisë nga kufiri me Bullgarinë deri në destinacionet përfundimtare.

Qeveria e RMV-së dha pëlqimin për Elektranat e RMV-së që të aktivizojnë Termocentralin “NEGOTINO’ për prodhim të përkohshëm të energjisë elektrike në kushte të krizës energjetike.

Qeveria dha pëlqim që të arrihet marrëveshje për bashkëpunim tekniko-afarist midis SHA “EEM” dhe SHA TEC “Negotinë” për furnizim me mazut dhe për prodhimin e rrymës elektrike gjatë periudhës dhjetor 2021 – prill 2022, me mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm nëse për këtë ka nevojë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila do të rregullojë të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve, SH.A. “EEM” do të furnizojë sasinë e nevojshme të naftës për operimin e TC “Negotinë” dhe do të marrë përsipër të gjithë energjinë elektrike të prodhuar.

Energjia elektrike e prodhuar në TEC “Negotinë”, SHA “EEM” pjesërisht do të shfrytëzojë për nevojat për furnizim të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël në raste të mungesave, një pjesë do t’i ofrojë SHA “MEPSO”-s, derisa teprica e energjisë elektrike, EEM Shitje përmes Odës Ekonomike do ta ofrojë për shitje në tregun e lirë të subjekteve vendore ekonomike, me çmime më të lira nga çmimet e bursës.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ndihmojë në blerjen e lëndës djegëse të nevojshme për periudhë prej një muaj, në të cilën me mjete të veta do të marrë pjesë SH.A. “ESM”.

Kapitali qarkullues që do të realizohet me prodhimin e energjisë elektrike në muajin e parë, do të shfrytëzohen nga SHA “EEM” për furnizim të lëndës djegëse për prodhim të mëtejshëm, nëse ka nevojë për të.

Me këtë  vendim do të mundësohet forcimi i sistemit elektro-energjetik vendor, rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe me këtë rritje  të BPV-së, ndërsa TC Negotina, i cili ishte rezervë e ftohtë për 12 vjet, do të vihet në funksion dhe do të japë kontribut ekonomik për kompanitë shtetërore energjetike dhe ekonominë në kushtet e krizës globale energjetike.

Çmimi i energjisë elektrike në bursa është duke u rritur çdo ditë dhe aktualisht është 283 euro/megavat/në orë. Me çmimin aktual të rregulluar të lëndës djegëse prej 36 denarë/kg, çmimi i prodhimit të TC Negotinë nëse punon me një kazan do të jetë rreth 175 euro/megavat/në orë, ndërsa nëse punon me dy kazanë do të jetë rreth 150 euro/ megavat- në orë.

TC “Negotina” ka një kapacitet të përgjithshëm prodhues në dispozicion prej 180 megavat, që është përafërsisht një bllok i REK Manastirit.

Termocentrali shtetëror  Negotinë është ndërtuar në vitin 1978 dhe e njëjta ka funksionuar për herë të fundit në vitin 2009.

I tërë procesi i rifillimit të TC “Negotinë” do t'i nënshtrohet një periudhe prove dhe kontrollit të të gjitha funksionaliteteve të pajisjeve.