Nga mbledhja e 122-të e Qeverisë: U miratua mbështetja financiare për uljen e pasojave të pandemisë për prodhuesit e mollës, orizit dhe rrushit; 30 denarë për pacient të vaksinuar është stimulimi i ri për mjekët amë të cilët do të arrijnë të vaksinojnë 70% të pacientëve; 14.9 milionë denarë për projekte infrastrukturore për Romët
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 122-të, miratoi tekstin e Propozim-ligjit për mbështetje për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 për prodhuesit dhe blerjen e prodhimeve bujqësore.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me këtë zgjidhje ligjore rregullohen kushtet, shfrytëzuesit, shuma dhe procedura për ndarjen e mbështetjes financiare për uljen pasojave për prodhimin, blerjen e mollës dhe orizit, të shkaktuara nga pandemia.
Mbështetja financiare për uljen e pasojave të prodhimit dhe blerjes së mollës dhe orizit përbëhet nga;
- -Mbështetje për një kilogram të mollës së prodhuar që në periudhën prej 15 shtator 2021 deri më 15 dhjetor 2021 i është dorëzuar blerësit ose përpunuesit të regjistruar të kulturave bujqësore për përpunim ose eskport së paku përmes një blerësi, në vlerë prej 3 denarë për 1 kg.
- -Mbështetje për kilogram për prodhimin e orizit të papërpunuar të vitit 2020/2021 që në periudhën prej 1 janar deri më 15 dhjetor 2021 është prodhuar dhe i është dorëzuar blerësit të regjistruar të evidentuar në Regjistrin e blerësve ose i përpunuar në kapacitetin e tij të përpunimit, në vlerë prej 3 denarë për 1 kg.
Në këtë mbledhje Qeveria miratoi edhe Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia për prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrinë e verës, me plotësim të shfrytëzuesve të rinj të mbështetjes financiare ,si më poshtë:
-Mbështetje për një kilogram të rushit të prodhuar të verrës, që në periudhën prej 15 gusht 2021 deri më 31 tetor 2021 i është dorëzuar blerësit të regjistruar të rrushit të verës për prodhim të verës ose për eksport në vlerë prej 3 denarë për 1 kg
Për të stimuluar interesimin për vaksinim për mbrojtje nga COVID-19 dhe për parandalimin e përhapjes së pandemisë, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpërblim financiar të njëhershëm në shumë prej 30 denarë për një pacient për mjekët amë nëse arrijnë dhe tejkalojnë 70% me vaksinim të pacientëve të tyre nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar.
Me propozim të Komisionit për Emërime, në mbledhjen e Qeverisë, Prof.Dr. Vllado Buçkovski është emëruar për përfaqësues të posaçëm i RMV-së për Republikën e Bullgarisë, me të cilin praktikisht i vazhdohet mandati i cili skadon më 1 dhjetor 2021.
Me propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria miratoi Vendim për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për mbështetjen e implementimit të Dekadës dhe Strategjisë për romët.
Me 14.9 milionë denarë të parashikuara me këtë programë do të financohen më shumë projekte infrastrukturore në komunitetet rome në Kriva Pallankë, Kavadar, Prilep, Koçan, Raknovcë, Dellçevë dhe Shuto Orizare.
Në mbledhjen u miratua Vendimi për uljen e taksave të importit – normave doganore për disa produkte të caktuara të nevojshme për prodhimin e produkteve teknologjikisht të avancuara deri më 30 qershor vitin e ardhshëm.
Ulja e taksave importuese është në nivelin e normave doganore të Bashkimit Evropian me qëllim që të rritet konkurrenca eksportuese e industrisë vendore e cila prodhon produkte teknologjikisht të avancuara.
Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi vendimin për hapjen e konsulatës së nderit të Republikës së Serbisë në vendin tonë, me seli në Kumanovë. Për konsul nderi Qeveria ka emëruar Vladimir Stajiq.