Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 07.12.2021 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 125-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në përputhje me rendin e propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e Konventës multilaterale për implementimin e masave për parandalimin e erozionit të bazës tatimore dhe zhvendosje të fitimit në lidhje me marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Para ministrave, mes tjerash për shqyrtim do të gjendjen edhe Informacioni për Strategjinë e përgatitur për shëndetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2030, si dhe Informacioni për rrjedhën e realizimit të Strategjisë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën, 2019-2023.
Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila është paraparë të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.