Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt 125-të vendosi të miratojë statusin e projektit strategjik investues të Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime “RINUABLE POWER INTERNATIONAL SHPKNJ Shkup”, gjegjësisht për investim të një termocentrali fotovoltaik me kapacitet prej 85 megavat.
Termocentrali diellor i investitorit strategjik në vlerë prej 63 milionë euro do të ndërtohet në zonën Dollni Ballvan, Komuna e Karbincit.
Në mbledhjen e sotme Qeveria solli edhe një vendim për miratimin e investimit strategjik për kompaninë HEK SOLAR MK SHPKNJ Shkup, e cila do të investojë në ndërtimin e termocentralit fotovoltaik me kapacitet prej 70 megavat dhe me vlerë prej 53 milionë euro.
HEK SOLAR MK termocentralin diellor do ta ndërtojë në Komunën e Pehçevës.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe e pranoi kërkesën e Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndajë një shumë prej 8.600.000,00 denarësh nga programi Covid si mbështetje financiare për zbatimin e zgjidhjeve bashkëkohore digjitale softuerike në kuadër të mbështetjes së kompanive nga teknologjia informative-kompjuterike si një veprim i përbashkët i sektorit publik dhe privat.
Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e miratoi Strategjinë për Shëndetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 2021 – 2030 me Plan Veprimi.
Nëpërmjet procesit transparent dhe gjithëpërfshirës gjatë përgatitjes së saj është marrë parasysh agjenda e BE-së për sisteme efektive, efikase dhe të qasshme me të cilat, ndër të tjera , janë identifikuar tri çështje kyçe:
· Mbështetja për forcimin e efektivitetit të sistemeve shëndetësore, që përfshin suksesin e sistemit shëndetësor, cilësinë dhe sigurinë e mbrojtjes shëndetësore dhe integrimin e mbrojtjes shëndetësore në të gjitha nivelet;
· Rritja e qasjes në mbrojtjen shëndetësore, me fokus mbi fuqinë shëndetësore të punës. Përpjekjet për planifikim duhet të krijonë zgjidhje të qëndrueshme në nivel të BE-së me të cilat do të sigurohet një numër i mjaftueshëm i punëtorëve shëndetësorë të kualifikuar në përputhje me nevojat e nevojshme për ofrimin e mbrojtjes shëndetësore të të gjithëve që kanë nevojë; dhe
· Përmirësimi i sistemeve shëndetësore dhe roli i e-shëndetësisë, vlerësimi i teknologjisë shëndetësore dhe sistemeve informatike shëndetësore