Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot , 28.12.2021, (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 130-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më tepër pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në rend dite në mbledhjen e sotme është paraparë të gjendet informacioni, me Propozim-vendim për rishpërndarjen e mjeteve nga Buxhet i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Fond strategjik të gjelbër për investim, si dhe informacion për zbatimin e IPA projektit “Përgatitje e hartave strategjike për zhurmë dhe plane veprimi me program me masa”.
Në këtë mbledhje, mes tjerash, do të diskutohet edhe pas informacionit për Propozim-strategjinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile, me Plan veprimi 2022-2024.
Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila është paraparë të fillojë në orën 12:00, opinioni do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.