Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhjen e e parë konstituive, me të cilën kryesonte Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski i përgëzoi ministrat për zgjedhjen e tyre për anëtarë të Qeverisë dhe u uroi shëndet dhe shumë suksese në punën e tyre në një periudhë kur nevojitet bashkëpunimi i mirë dhe investimi i të gjitha njohurive, përkushtimi dhe aftësive si parakusht për punë të mirë dhe të suksesshme të Qeverisë në tërësi në zbatimin e Programit të Punës i cili është krijuar në bazë të prioriteteve të qytetarëve.
Në këtë mbledhje konstituive u caktuan zëvendëskryetarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si në vijim;
- Dr. Artan Grubi, ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkëshkësive, për zëvendëskryetar të parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Mr. Sllavica Gërkovska, ministre pa portofol, për zëvendëskryetare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë;
- Fatmir Bytyqi, ministër pa portofol, për zëvendëskryetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomikë dhe investimet;
- Mr. Bojan Mariçiq, ministër pa portofol, për zëvendëskryetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështjet evropiane;
- Dr. Xhemail Çupi, ministër pa portofol, i ngarkuar për diasporën;
Qeveria gjithashtu emëroi kryetarë dhe anëtarë të komisioneve themelore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për kryetar të Komisionit për Sistemin Ekonomik dhe Politikë Ekonomike të Vazhdueshme u emërua Fatmit Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomikë dhe investimet, ndërsa për anëtarë të këtij komisioni janë emëruar dr. Fatmir Besimi, ministër i Financave, mr. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe mr. Jovana Tërnçevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Për kryetar të Komisionit për Sistem Politik, Qeveria emëroi zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dr. Artan Grubi, ndërsa për anëtarë mr. Bojan Mariçiq, zëvendëskryetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, dr. Nikolla Tupançeski, ministër i Drejtësisë, dr. Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme dhe mr. Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Detyrën kryetar i Komisionit për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm do ta kryejë mr. Sllavica Grkovska, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështjet ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomikë dhe investimet, dr. Fatmir Besimi, ministër i Financave, mr. Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë, dr. Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, mr. Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, mr. Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, mr. Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe doc. dr. Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e kulturës.
Në këtë mbledhje janë emëruar dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të posaçme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për kryetar të Komisionit për Emërime është emëruar mr. Bojan Mariçiq, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, ndërsa për anëtarë të këtij komisioni janë emëruar, dr. Artan Grubi, zëvendëskryetar i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, dr. Fatmir besimi, ministër i Fianacave, Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme dhe Naser Nuredini, ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.