Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 6-të e shqyrtoi dhe e pranoi Tekstin e harmonizuar të Memorandumit për mirëkuptim për zhvillim të ndërlidhjes hekurudhore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë “Shkup-Sofje”.
Memorandumi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, përfaqësuar nga ministritë për transport dhe lidhje të të dyja vendeve, pritet të nënshkruhet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet më 25.01.2022 në Sofje.
Me dokumentin shprehet pajtim për formimin e Grupit të përbashkët të përbërë nga ekspertë që me kapacitet kompetent profesional dhe ekspertizë në fusha siç janë menaxhim me projekte, e drejtë evropiane dhe ndërkombëtare, inxhinieri dhe menaxhim me financa, me qëllim të përshpejtohet procesi i aktiviteteve përgatitore dhe implementuese për Projektin.
Memorandumi është përgatitur duke pasur parasysh zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve, si dhe nevoja për përforcimin e aktiviteteve ekonomike dhe tregtare dhe e përforcon qëllimin e përbashkët për zhvillim të “Projektit për ndërlidhje hekurudhore Shkup-Sofje”, që është me interes të përbashkët rajonal dhe kaq rëndësi strategjike dhe ekonomike për qytetarët dhe ekonomitë e dy shteteve.
Sipas Memorandumit, Grupi i punës do të takohet të paktën katër herë në vit në nivel ekspertësh për të punuar në avancimin e zbatimit të projektit.