Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 24.02.2022 (e enjte), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 17-të.
Në këtë mbledhje për shqyrtim dhe miratim është Informacioni për pakon e masave restriktive të BE-së në aspekt të situatës në Ukrainë me rekomandim për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në të gjitha vendimet e BE-së për këtë lloj të masave restriktive.
Ministrat sot do të shqyrtojnë Informacionin për nevojën për akomodimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja, e cila është paraparë të fillojë në orën 11:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.