Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 15.03.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 28-të, në të cilën sipas kompetencave të saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, para ministrave do të gjendet Programi për zbatimin e fondit intervenuese në bujqësi.
Sipas rendit të propozuar të ditës, mesa tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni me Propozim-memorandumi për bashkëpunim në turizëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të informohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.