Si plotësim i 26 masave kundër krizës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 28-të miratoi masa të targetuara kundër krizës dhe rekomandime për uljen e shpenzimeve në sektorin publik.
Me këto masa të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë janë të angazhuar që t’i zvogëlojnë shpenzimet për mallra dhe shërbime për 10% dhe më së voni deri më 21 mars të dorëzojnë propozim për racionalizim të shpenzimeve në Ministrinë e Financave.
Masat për racionalizim parashikojnë ndalesë për fillim të procedurave të reja për furnizim të mobiljeve dhe automjeteve, përveç për aktivitete të domosdoshme për punën e institucionit pas një pajtueshmërie paraprake të Qeverisë.
Qeveria i detyroi të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe personat juridikë të themeluara nga shteti do të duhet për 50% t’i zvogëlojnë shpenzimet për reprezantim, sponsorizim dhe reklama, si dhe përdorimin e automjeteve zyrtare.
Të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit dhe njësitë shfrytëzuese u detyruan ta zvogëlojnë edhe numrin e udhëtimeve zyrtare dhe numrin e anëtarëve të delegacioneve gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Ndërmarrjet publike dhe SHA në pronësi shtetërore janë të angazhuara t’i zvogëlojnë shpenzimet vijuese për 15% dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë në afat prej 15 ditëve. Në përputhje me këtë masë, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti dhe SHA në pronësi shtetërore duhet t’i përpunojnë planet e tyre financiare dhe programet investuese dhe ta informojnë Qeverinë në afat prej 15 ditëve.
Qeveria u rekomandon trupave rregullatorë, njësive të pushtetit lokal, ndërmarrjeve lokale publike dhe institucioneve tjera që janë në kompetencë të komunave, që t’i përcjellin masat e miratuara qeveritare dhe të ndërmarrin aktivitete për racionalizim e shpenzimeve të tyre.
Shfrytëzuesit e Buxhetit dhe njësitë shfrytëzuese me këto masa janë të angazhuara deri në fund të vitit 2022, ndërsa komunave, ndërmarrjeve publike, organeve rregullatore, SHA në pronësi shtetërore dhe subjekteve tjera të sektorit publik u këshillohet, që t’i respektojnë masat e miratuara antikrizë dhe të përmbahen nga shpenzimet jothelbësore.