Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 30-të, e ngarkoi Ministrinë e Financave të sigurojë mjete financiare në vlerë prej 120 milionë denarë për organizimin dhe sigurimin e akomodimit hotelierik dhe shërbime shtesë për qytetarët e Ukrainës të cilët si refugjatë nga vendet e luftës do të arrinin në vendin tonë.
Këto mjete do t'i transferohet Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, i cili ngarkohet me realizimin e këtyre aktiviteteve.
Në mbledhjen e sotme Qeveria i përcaktoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale për pagesën e shtesës të njëhershme për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale për të zbutur pasojat nga kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, si dhe nga kriza energjetike, në lartësi prej 1.000 denarë për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2022, për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve.