Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 34-të në të cilën do të shqyrtohen më shumë pika nga rendi i ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, me fillim në 12:30, mes tjerash,do të shqyrtohen programet për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2022 dhe Programit për zbatimin e fondit intervent në bujqësi, me propozim të Ministrisë dikasteriale të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në rendin e ditës për shqyrtim është edhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohje reciproke të lejeve për operatorin e autorizuar ekonomik - siguri (OEOS).
Para mbledhjes së rregullt, me fillim në orën 12:00, është caktuar mbledhja e 33-të tematike e Qeverisë, në të cilën do të shqyrtohet Informacioni për fillimin e programimit të Programit të veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3, instrument për ndihmë para aderuese.
Për konkluzat dhe vendimet e miratuara nga mbledhjet e sotme të Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesave, pas përfundimit të tyre.