Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 05.04.2022 (e martë), do të shqyrtojë mbledhjen e rregullt të 36-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të propozuar të ditës, mes tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për miratimin e Propozim – Protokollit për pranimin, strehimin dhe akomodimin, si dhe rregullimin e statusit të personave nga Ukraina që do të vijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe pasojë e veprimtarive ushtarake dhe persona të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 24 shkurti 2022, ndërsa të cilët për shkak të gjendjes së sigurisë të cilët nuk kanë mundësi të kthehen në Ukrainë.
Për shqyrtim është propozuar edhe Informacion për Kontrollin e statusit të implementimin e Kompaktit Global për Migrim (KGM) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, para ministrave do të gjendet edhe Informacioni për matjen e cilësisë së punës së institucioneve në përputhje me Metodologjinë për vlerësimin e indeksit për cilësi.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.