Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 45-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për fillim të Dialogut strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve.
Për koordinator të procesit për Dialog strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve e caktoi ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin i cili më 2 qershor do ta kryesojë delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në hapjen e procesit në Uashington në përbërje të të cilit do të jenë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Dialogu strategjik paraqet ngritje të marrëdhënieve në nivel më të lartë me SHBA-të dhe është me rëndësi të posaçme në kontekst të kërcënimeve aktuale të sigurisë. Në suaza të dialogut do të përfshihen tema nga marrëdhëniet dypalëshe për bashkëpunim në ekonomi, tregti, arsim, transport, energjetikë, ndryshime klimatike, zhvillim demokratik, luftë kundër korrupsionit, sundim të së drejtës, si dhe segmente të sigurisë nga bashkëpunimi, nga emigracioni, lufta kundër terrorizmit, e deri në përballjen me krimin e organizuar dhe ndërkombëtar.
Dialogu i përfshin edhe gjendjet aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e të dy vendeve si partnere të NATO-s, aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në, angazhimet tona në suaza të Samitit për demokraci të presidentit Bajden dhe tema të tjera të interesit.
Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar tekstin e Propozim-ligjit për garantimin të Republikës së Maqedonisë së Veriut të detyrimeve sipas Marrëveshjes për huanë për financimin TEN-T projektit të autostradës nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, i cili do të përmbyllet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Qëllimi i këtij Propozim-ligji për garanci është që të ofrojë mbështetje financiare për projektin, gjegjësisht ndërtimin e nënndarjes së dytë që i referohet pjesës tjetër të autostradës Bllacë – Shkup, në gjatësi prej rreth 10.5 km, me çka do të përmirësohet dukshëm lëvizshmëria dhe shkëmbimi tregtar, siguria rrugore do të përmirësohet dhe koha e udhëtimit do të shkurtohet, do të shtohen mundësitë për zhvillim social-ekonomik, si në nivel nacional ashtu edhe në atë rajonal.
Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi tekstin e Propozim-ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të Marrëveshjes për hua për financimin e projektit rajonal për mbeturinat e ngurta.
Qëllimi kryesor i garancisë së kredisë për financimin e projekteve është të ndihmojë zhvillimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave në rajonin Juglindor, Vardar, Pellagoni, Jugperëndim dhe Pollog.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi një konkluzë me të cilin caktoi nënkryetarin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe Sekretariatin për Çështje Evropiane për të ofruar mbështetje institucionale për zbatimin e iniciativave dhe marrëveshjeve në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.