Nga mbledhja e 61-të: Qeveria ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që brenda dy ditësh të dorëzoj informacion pas storjes të publikuar për zhvillimet të ndërlidhura në spitalin klinik “Zhan Mitrev”
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 61-të të mbajtur online, përmes lidhjes me video-konferencë, e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë që të shqyrtojë në detaje informacionin lidhur me storjen e publikuar të “Laboratorit Hulumtues të Reporterëve”, të transmetuar në programin e Radio Televizionit Nacional më 17 korrik 2022, në lidhje me Spitalin klinik “Zhan Mitrev”, Shkup.
Për shkak të numrit të madh të reagimeve në opinion, Ministria e Shëndetësisë është ngarkuar të përgatisë dhe brenda dy ditësh të dorëzojë në Qeveri informacionin lidhur me këtë rast.