Nga mbledhja e 63-të: Ndalohet eksporti i druve të zjarrit, peletave dhe grurit e miellit, hiqet taksa doganore për importin e vajit ushqimor deri në fund të vitit;

Me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor dhe ruajtjes së furnizimit të tregut vendor, për të shmangur rritjen e çmimeve, në drejtim të ruajtjes së standardit të qytetarëve, Qeveria në mbledhjen e sotme mori dy vendime, një për kufizimin e eksportit të produkteve të caktuara dhe tjetri për heqjen e taksës doganore për importin e vajit  ushqimor të lulediellit.

Për të parandaluar çrregullimet serioze të tregut në vend, të cilat mund të ndodhin me eksportin e grurit dhe miellit nga vendi, Qeveria solli vendim që deri në fund të vitit, gjegjësisht deri më 31.12.2022, të kufizojë eksportin e grurit dhe kokrrën e grurit dhe miellin e grurit dhe kokrrën e grurit.

Në kushte të krizës ekonomike shkaktuar nga zhvillimet luftarake në Ukrainë dhe çrregullimet në tregun botëror të grurit, ku ka mungesë serioze të grurit, është e nevojshme që të parandalohen ndërprerjet e mundshme shtesë në tregun e vendit për këto produkte ushqimore bazë, të nevojshme për ushqimin e popullatës.

Në mbledhjen e 63-të, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u mor vendim për kufizimin e eksportit të druve të zjarrit dhe peletave deri në fund të vitit, gjegjësisht deri më 31.12.2022, për të parandaluar dhe shmangur pasojat e shkaktuara nga kërkesa e madhe e popullsisë për dru zjarri të shkaktuar nga kriza energjetike në tregun botëror.

Në konsultim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria përsëri mori vendim për heqjen e taksës së importit – normës doganore për importin e vajit ushqimor të lulediellit për shkak të nevojës për të ruajtur furnizimin e tregut vendas nga rritja e çmimeve.

Ky vendim do të vlejë deri më 31.12.2022. Vendimi i këtillë  zbatohej derti më  31 maj të vitit 2022. Gjegjësisht, norma e rregullt doganore e vajit të lulediellit ushqimor është maksimum 29%, kështu që me këtë  masë  ofrohet mundësia e importeve nga vende të tjera për të cilat nuk ka trajtim preferencial në tregti ose i nënshtrohen një kuote të vogël pa doganë në kuadër të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Qeveria në mbledhjen e sotme, në bazë të njoftimit për marrjen e licencave të BEG-ut për prodhim, distribuim dhe furnizim me energji termike, e ngarkoi atë dhe për tejkalimin më të suksesshëm të krizës me energjinë termike, ngarkoi SHA EEM - Shkup që të zbatojë procedurë për themelimin e shoqërive tregtare dhe atë: Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar nga një person për kryerjen e veprimtarisë energjetike, prodhimin e energjisë termike, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nga një person për kryerjen e veprimtarisë energjetike distribuim të energjisë termike dhe Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar nga një person për kryerjen e veprimtarisë energjetike furnizim me energji termike për zonën e Qytetit të Shkupit, themelues  dhe bashkëpronarë i vetëm i së cilit do të jetë SHA EEM - Shkup.

Kompanitë e reja të themeluara nga SHA EEM - Shkup, të cilat do të kryejnë veprimtari energjetike në zonën e Qytetit të Shkupit, janë të detyruar të paraqiten në procedurën për zgjedhjen e ushtruesit të veprimtarisë energjetike, i cili do të ketë obligim të sigurojë shërbimin universal publik që zbaton Qeveria.

SHA EEM është e ngarkuar që të zbatojë procedurën për themelimin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar të themeluar nga një person për kryerjen e kryerjen e veprimtarisë energjetike prodhim, distribuim dhe furnizim me energji termike për zonën e qytetit të Manastirit, Novaci dhe Mogillë, themelues dhe bashkëpronarë i vetëm i të cilit do të jetë EEM-Shkup.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shenjë të solidaritetit dhe në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, solli vendim për dërgimin e pjesëtarëve dhe kapaciteteve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetje të shuarjes së zjarreve në Greqi.

 

Bëhet fjalë për pjesëtarë të Armatës me fuqinë e një toge, me gjithsej 30 pjesëtarë dhe një helikopter me ekuipazh dhe ambientet e nevojshme për shuarjen e zjarrit.
 

Të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për koordinim me autoritetet në Republikën e Greqisë, në lidhje me mbështetjen në shuarjen e zjarreve, i ndërmerr Ministria e Mbrojtjes – Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas informacioneve të marra nga alarmi i motit të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, nga data 21 deri më 24 korrik 2022, se territori i gjithë vendit do të preket nga temperatura të larta të fazës portokalli, Qeveria ka miratuar rekomandimet për lirimin nga detyrimet e punës të grupeve më të cenueshme të popullsisë, grave shtatzëna dhe të sëmurëve kronikë.

 

Në kopshte rekomandohet të mos praktikohet aktivitet fizik në ambient të hapur dhe të mos nxirren fëmijët jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

 

Rekomandimet vlejnë edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqin e Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, për ofrimin e ndihmës për personat e vetëm, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit.

 

Gjithashtu rekomandohet që punëdhënësit të respektojnë detyrimet ligjore në lidhje me disa procese teknologjike dhe prodhuese, të cilat paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve.

 

Qeveria i bëri thirrje publikut dhe qytetarëve që të lëvizin me kujdes në pyje dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr në hapësirë të hapur.
 

Duke marrë parasysh situatën me virusin korona dhe masat që po ndërmerren për të kufizuar ekspozimin e qytetarëve me qëllim parandalimin, sjelljen dhe përhapjen e virusit korona, si dhe për shkak të mundësisë që pagesa e ardhshme e pensioneve të rrisë ekspozimin e pensionistëve, si dhe grupmosha më e lartë, propozohet që pagesa e pensioneve për muajin korrik 2022 të kryhet në grup.
 

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi sot “Informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë për veprimet e ndërmarra në lidhje me historinë e Laboratorin hulumtues, transmetuar në programin e Televizionit Nacional më 17 korrik 2022”.
 

Sipas Informacionit, më 18 korrik 2022 (e hënë), në Odën e Mjekësisë është dorëzuar një urgjencë në lidhje me kërkesën e paraqitur për kryerjen e mbikëqyrjes eksperte për trajtimin e pacientit Nikolla Brezev (si pjesë e historisë)prej më 27 shtator të vitit 2021 dhe në bazë të iniciativës së dorëzuar për mbikëqyrje profesionale nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH).

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është kërkuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor që të bëhet inspektim i jashtëzakonshëm në IPSH “Spitali Klinik Zhan Mitrev”, Shkup lidhur me zbatimin e dispozitave të raportimit të detyrueshëm të infeksioneve intraspitalore, si dhe zbatimin e dispozitave të Ligjit për provat në fushën e shëndetësisë si dhe mbikëqyrjen e plotë inspektuese sipas kompetencave ligjore të Inspektoratit. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kërkuar edhe raport për inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të kryera në spitalet private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2019 deri në korrik të vitit 2022.
 

Nga Agjencia për Barëra dhe Pajisje Mjekësore, MALMED, si institucion kompetent në pajtim me Ligjin për barëra dhe pajisje mjekësore për procedurën e kryerjes së testeve klinike për barëra/pajisje mjekësore, është kërkuar që të bëhet inspektim lidhur me respektimin e dispozitave nga Ligjit për zbatimin e provave klinike për zbatimin e hemofiltrimit në trajtimin e pacientëve me KOVID-19.
 

Më 19 korrik të vitit 2022, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka dorëzuar raportin për kontrollet e kryera të rregullta dhe të jashtëzakonshme në spitalet private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2019 deri në korrik të vitit 2022, sipas të cilit, në periudhën aktuale janë kryer 45 inspektime të rregullta dhe 52 inspektime të jashtëzakonshme në gjithsej 12 spitale private në vend, gjatë të cilave janë nxjerrë 11 vendime për mangësi të konstatuara në kompetencë të Inspektoratit.

Më 20 korrik 2022 është formuar komision për kryerjen e mbikëqyrjes së ekspertëve, dhe në lidhje me aplikimin e metodës së hemofiltrimit në trajtimin e pacientëve me KOVID-19 në Institucionin shëndetësor privat “Spitali klinik Jan Mitrev”, Shkup.

 

Në periudhën e ardhshme Ministria e Shëndetësisë do të analizojë raportet e pranuara, pas së cilës do të ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme në përputhje me kompetencat ligjore.
 

Qeveria në këtë mbledhje e miratoi edhe Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin korrik 2022 duke obliguar Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore që të dhënat për pensionet t'ua dorëzojë bankave të nivelit të dytë deri më 26 korrik, ndërsa bankave afariste nga data 27.07.2022 të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar.
 

Pagesa në para të gatshme e pensioneve, për klientët të cilët nuk përdorin kartela, sipas pajtimit me bankat, do të realizohet në katër grupe (4 ditë) në të gjitha filialet e hapura dhe ekspoziturat e bankave, sipas këtij rendi:

 

-Për pensione në lartësi prej mbi 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 27.07.2022 (e mërkurë);
- Për pensione në lartësi prej mbi 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 28.07.2022 (e enjte);

- Për pensione në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.07.2022 (e premte);
dhe
- Për pensione në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 01.08.2022 (e hënë);