Anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të mbledhjes së rregullt të 75-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e veta shqyrtoi më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve, pasi që e shqyrtuan edhe e miratuan, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, i cili do të dorëzohet në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet dhe plotësimet janë rezultat i Punës së përkushtuar të Qeverisë, në lehtësimin e pasojave nga kriza energjetike, duke krijuar mjedis për qytetarët dhe bashkësinë e biznesit të mund të vendosin elektrocentrale më kushte më të shpejta dhe më të volitshme fotovoltaike për prodhimin e rrymës.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, duke e sqaruar projektligjin, apeloi tek të gjithë deputetët që të përfshihen në mënyrë proaktive për të sjellë ndryshimet në Ligjin për Ndërtesat, për të kaluar ndryshimin në ndihmë të qytetarëve.
Ndryshimet e propozuara, të miratuara sot nga Qeveria, parashikojnë që termocentralet fotovoltaike të mund të instalohen në objekte në pronë individuale deri në 6 kilovat dhe nga ana e të gjitha subjekteve konsumator-prodhues deri në 40 kilovat.
Ligji i ri, parashikon thjeshtëzim të procedurave dhe kyçe është që qytetarët nuk do të kenë nevojë për zgjidhje nga komuna për vendosjen e centraleve fotovoltaike.
Me këtë zgjidhje të propozuar, Qeveria i del në ndihmë sektorit të biznesit dhe qytetarëve, duke e ndihmuar sektorin vendor elektro-energjetik.
Në mbledhjen e sotme u miratuan disa raporte për negociata të përfunduara dhe tekst-dokumentet e përcaktuara në kuadër të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, të cilat do të finalizohen gjatë vizitës së delegacionit qeveritar në Beograd me rastin e mbajtjes së Panairit të ushqimit dhe verës, nga 1-4 shtator, pjesë të aktiviteteve nga Nisma.
Nisma ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë të vendeve nënshkruese, inkurajimin e rritjes ekonomike, lëvizshmërinë dhe promovimin e turizmit, si dhe të përshpejtojë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë drejtim u miratua Raporti për negociata të përfunduara për lidhjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mekanizmave të sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor dhe u pranua teksti i Marrëveshjes.
Marrëveshja parashikon parandalimin e mungesës së produkteve bazë bujqësore dhe ushqimore në tregjet e pjesëmarrësve në nismën “Ballkani i Hapur”, për sifurimin e mirëqenies së qytetarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e respektuar parimin e solidaritetit, si një nga parimet bazë të kësaj Nisme.
Parashikohet të përforcohet bashkëpunimi rajonal dhe ndihma ndërmjet pjesëmarrësve të Nismës në rast të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit, si pasojë e krizës globale, kur njëra nga palët përballet me mungesë në furnizimin me produkte bazë bujqësore dhe ushqimore për tregun e brendshëm, si: misri, gruri dhe mielli i grurit, qumështi dhe produktet e qumështit, sheqeri i bardhë në formë të ngurtë, vaji dhe farat e lulediellit, brumërat, të ziera, të paziera ose të mbushura, drithëra dhe ermik, fruta dhe perime të freskëta dhe të ngrira, mish dhe mish të përpunuar.
Palët janë dakorduar që nga anëtarët e nismës “Ballkani i Hapur” nuk do të ketë ndalime për rieksportin e tregtisë drejt vendeve të treta të produkteve bazë bujqësore dhe ushqimore dhe që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes palët do t’i shfuqizojnë të gjitha kufizimet dhe masat sasiore me efekt të njëjtë në importin e produkteve bazë bujqësore dhe ushqimore të specifikuara në Marrëveshje.
Palët janë dakorduar që autoritetet e tyre kompetente do të punojnë së bashku për të zhvilluar një Udhërrëfyes/Plan veprimi – 2030 për sigurinë ushqimore në kuadër të Iniciativës “Ballkani i Hapur”.
Dokumenti trajton çështjet e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor në kuadër të "Ballkanit të Hapur", siç janë identifikimi i rreziqeve dhe sfidave për sigurinë ushqimore, me fokus në: trajtimin e efekteve të ndryshimeve klimatike ( thatësira, përmbytjet, zjarret, etj.), digjitalizimi dhe inovacionet në industrinë ushqimore dhe qëndrueshmëria në prodhimin e ushqimit në rajon, si dhe zinxhirët e vlerës në zonën ushqimore bujqësore.
Nga fusha e kulturës dhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, në mbledhje u pranua edhe Raporti për negociatat e përfunduara me tekstin e harmonizuar të Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizuele në Ballkanin Perëndimor.
Memorandumi do të kontribuojë në përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit rajonal në veprimtarinë e filmit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të lehtësojë bashkëpunimin institucional të institucioneve të ndërlidhura në fushën e kinematografisë dhe do të lehtësojë zbatimin e projekteve dhe nismave në këtë fushë.
Duke pasur parasysh bashkëpunimin e mëparshëm të suksesshëm dypalësh në fushën e mbrojtjes civile ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, pjesëmarrja në kuadër të Nismës rajonale për gatishmëri dhe përballje me fatkeqësitë në Evropën Juglindore, si dhe anëtarësimi në Mekanizmin për mbrojtje civile të Unionit sot është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni për miratimin e Planit operativ në fushën e mbrojtjes civile ndërmjet këtyre tri vendeve në kuadër të Iniciativës “Ballkani i Hapur”.
Plani operativ, i cili nënshkruhet ndërmjet institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen civile dhe mbrojtjen dhe shpëtimin e popullatës gjatë fatkeqësive, do të mundësojë lehtësim të procedurave dhe shkurtim të kohës së nevojshme për vendosjen e ndihmave aty ku është më se e nevojshme, si dhe intensifikim i bashkëpunimit në parandalimin dhe zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rialokimin e qëllimshëm të mjeteve financiare të pashfrytëzuara nga kryerja e shërbimeve në fushën e arsimit dhe shkencës dhe miratoi Vendim, në bazë të të cilit shkolla e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë do të merr objekt të ri shkollor, me të cilin Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të zgjidhin problemin dhjetëvjeçar të mungesës së objektit të përshtatshëm për proces cilësor arsimor me të cilin përballen nxënësit dhe punonjësit e kësaj shkolle të mesme.
Është planifikuar ndërtimi i një shkolle tërësisht të re, e cila do të ndërtohet për më shumë se tre vjet dhe do të kushtojë rreth 120 milionë denarë.
Me vendimin e Qeverisë parashikohen mjete në vlerë prej 50 milionë denarë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2023 dhe 70 milionë denarë shtesë në vitin 2024.
Objekti do të ndërtohet në tokë në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila gjendet në ish kazermën e Kumanovës.
Deri më tani, me vite të tëra, nxënësit vijojnë mësim në ambientet e përshtatura të ZIK “Kumanovë”, të cilat nuk i plotësojnë aspak standardet për realizimin e veprimtarisë arsimore.
Komuna e Kumanovës përfundon procedurën për përpilimin e projektit arkitektonik-urbanistik dhe pas miratimit të të njëjtit do të fillojë me përpilimin e projektit bazë për ndërtimin e një objekti të ri shkollor.
MASH do të zbatojë procedurën për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve ndërtimore.
Në mënyrë shtesë, për këtë komunë me ndryshimet e programeve për investime kapitale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë siguruar rreth 15 milionë denarë, që do përdoren për rindërtimin e kulmit të objektit në të cilën janë shkollat fillore “Braqa Milladinovci” dhe Kërste Petkov Misirkov”, ku për shkak të rrënimit gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike pengohet mësimi.
Qeveria, përmes Ministrisë dikasteriale, vazhdon me investime kapitale dhe investime në kushte më të mira infrastrukturore për arsimin, si një ndër prioritetet kryesore.
Qeveria, për të ulur rritjen e çmimeve, miratoi Vendimin për heqje të përkohshme (deri më 31.12.2022) të normës doganore prej 20 për qind për qumështin dhe ajkën, të pa koncentruar dhe pa sheqer të shtuar ose materie të tjera ëmbëlsuese me përmbajtje yndyre në masë që tejkalon 21 përqind, por jo më shumë se 45% dhe normë doganore prej 15% për qumështin dhe ajkën, të koncentruar dhe pa sheqer të shtuar me përmbajtje yndyre në masë që kalon 10%, por jo më shumë se 45% në ambalazh, pesha neto e të cilave nuk kalon 2.5 kg.
Importi i këtyre markave tarifore nga vendet e CEFTA-s është pa doganë, ndërsa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kryhet me normë doganore prej 5%.