Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje miratoi mjete për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizim të vazhdueshëm me energji termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, është marrë Vendim për miratimin e 1,1 miliardë denarëve për blerjen e energjisë, të SHA për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, në pajtim me Vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike.
Me marrjen e masave të duhura nga ana e Qeverisë, sigurohet furnizim i pandërprerë me energji termike për Qytetin e Shkupit dhe besueshmëri dhe stabilitet në shpërndarjen e energjisë termike tek konsumatorët gjatë sezonit të ngrohjes së këtij viti.
Qeveria pasi që shqyrtoi, miratoi Propozim-ligjin për shpalljen e Kënetës së Studençicës për zonë të mbrojtur - Park natyror, i cili do të dërgohet në Kuvend për vendimmarrje të mëtejshme.
Me miratimin e Ligjit për shpalljen e Kënetës së Studençicës për park natyror do të mundësohet:
- Ruajtja e gjendjes natyrore të lokalitetit Këneta e Studençicës përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe vlerave të tjera;
- parandalimi i veprimeve që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mund të shkaktojnë dëme në vendbanimet dhe ekosistemet;
- krijimi i kushteve të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e
- e diversitetit biologjik dhe rajonal;
- përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në mënyrë që nuk kërcënon mbijetesën dhe shumëllojshmëritë.
Këneta e Studençicës është mbetje relikte akullnajore e fundit e vegjetacionit i kënetës në vendin tonë, e zhvilluar gjatë periudhës së Pleistocenit dhe është në gjendje të rrezikuar për shkak të pranisë së deponisë, komunikimit të ndërprerë me liqenin, djegien dhe shkatërrimin e vegjetacionit të kënetës dhe formimin e sipërfaqeve të punueshme.
Qeveria, sot shqyrtoi Informacionin me plan për aktivitete për rritjen e të ardhurave për 10 për qind dhe uljen e shpenzimeve për 20 për qind, marrë nga SHA "Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut", për të cilën në njërën nga mbledhjet e mëparshme nga Qeveria e kaluara është kërkuar sqarim lidhur me përcaktimin e rritjes së kompensimit të shërbimeve dhe është dërguar kërkesë për rishikim të pagave në SHA "Ekonomia e Ujërave".
Është sjell përfundim me detyrim që Këshilli Drejtues të ndërpresë kontratën e menaxhimit me drejtorin dhe në të ardhmen të gjitha kontratat e reja të lidhen me pëlqimin paraprak me Ministrinë e Financave.
Kompensimet për anëtarët e Këshillit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të ulen për 50 për qind.
Në drejtim të uljes së shpenzimeve, Qeveria ngarkoi SHA “Ekonominë e Ujërave” që të zvogëlojë investimet kapitale në vlerë prej 100 milionë denarë, me të cilin zvogëlohet plani financiar për shumën që është propozuar nga ana e tyre.
Qeveria, në këtë mbledhje e shqyrtoi Informacionin për fillimin e përgatitjes së Planit të ri nacional për menaxhimin e cilësisë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023-2025, të përgatitur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).
Plani i ri nacional ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve që i ofrojnë institucionet qeveritare nëpërmjet ndërtimit të një shërbimi civil efikas, bashkëkohor dhe transparent që do të sigurojë një cilësi të lartë pune, si një nga prioritetet kryesore të Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është në pajtim me aktivitetet e parapara në Strategjinë për reforma të administratës publike dhe Planit të veprimit (2018-2022).
Përgatitjen e një Plani të ri nacional për menaxhimin e cilësisë në sektorin publik për periudhën 2023-2025, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e filloi me mbështetjen e Qendrës rajonale për menaxhimin me cilësinë nga Shkolla rajonale për administratë publike (ReSPA).
Sjellja dhe arritja e normave të përsosmërisë do të sigurojë një zbatim më të suksesshëm të të gjitha nismave aktuale reformuese, veçanërisht në procesin e integrimit evropian, i cili kërkon një kapacitet të zhvilluar mirë, menaxhim bashkëkohor dhe efikas dhe arritje në kohë të synimeve të përcaktuara.
Zbatimi i Planit nacional për menaxhimin e cilësisë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2023-2025 do të ketë ndikim të madh pozitiv në sistemin e përgjithshëm të administratës publike dhe do të kontribuojë në arritjen e një sistemi bashkëkohor, efikas dhe profesional. administratë dhe shërbime më të mira për qytetarët.
Këto nisma dhe praktika bashkëkohore në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë në menaxhim pritet të integrohen në të gjitha politikat qeveritare në të ardhmen dhe të bëhen imperativ në të gjitha institucionet publike.
Informacioni për masat e ndërmarra nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për përmirësimin e gjendjes me nivelin e ujit të rezervuarit të “Liqenit të Tikveshit”, i cili u miratua sot, përmban detaje të situatës lidhur me këtë rezervuar.
Masat dhe aktivitetet e ndërmarra afatshkurtra dhe afatgjata për menaxhimin e duhur të burimeve ujore të rezervuarit kanë për qëllim të sigurojnë një gjendje sa më optimale të rezervuarit dhe të plotësojnë nevojat e subjekteve, veprimtaria e të cilave varet nga marrja e ujit ose në mënyrë tjetër janë të ndërlidhura me Liqenin e Tikveshit.
Është rënë dakord që të gjitha subjektet që përdorin ujin nga rezervuari të respektojnë kushtet e përcaktuara në lejen për përdorimit të ujit dhe të punojnë së bashku për të mbajtur nivelin e ujit të rezervuarit të Tikveshit në nivel optimal.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Vendimin për emetimin e letrave me vlerë në tregun gjerman, obligacion i njohur si NSV (Namensschuldverschreibungen), në vlerë prej 250 milionë euro.
Ky instrument me normën e interesit dhe afatin e maturimit është alternativa më e mirë për portofolin e borxhit publik, pra norma e interesit është 3,75 për qind plus EURIBOR gjashtëmujore, me afat shlyerje tre vjet dhe 18 muaj grejs-periudhë.
NSV është një instrument i emetuar zakonisht nga klientë me cilësi të lartë me vlerësim të qëndrueshëm të kredisë investuese dhe letrat me vlerë blihen nga investitorë gjermanë. Si letër me vlerë të regjistruar është emetuar nga “Dojçe Bank” në Poloni, Irlandë, Belgjikë dhe Spanjë. Përveç “Dojçe Bank”, ky instrument financiar është emetuar nga banka gjermane e investimeve KFV, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB).