Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajti mbledhjen e 91-të.
Në mbledhje është miratuar Propozim Ligjin për ndihmë financiare për kategoritë e rrezikuara sociale për tu përballur me krizën energjetike, e propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Qëllimi i Propozim-ligjit është sigurimi i mbështetjes financiare të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, në kushte të krizës energjetike.
Mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji në vijim, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është paraparë të marrin:
-përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit;
-përdoruesit e një kompensimi të veçantë;
-përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar;
-personat me aftësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme në gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar;
-prindër të vetëm që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar.
Ndërsa për personat e papunë – shfrytëzues të së drejtës në sigurim material në formë të kompensimit në të holla, është paraparë mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga muaji vijues nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 14.000 denarë parashihet:
-përkrahje financiare prej 1.500 denarë, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji vijues nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shfrytëzuesit që kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej jo më shumë se 11.525. denarë në muaj;
-përkrahje financiare prej 750 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga muaji vijues nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shfrytëzuesit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej 11.526 denarë dhe jo më shumë se 14.000 denarë në muaj.
-Mbështetjen financiare prej 750 denarë në muaj, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji i ardhshëm nga hyrja në fuqi e këtij ligji, pritet ta marrin edhe përfituesit e së drejtës për kompensim të dëmit fizik.
Duke qenë se nuk është një ligj kompleks dhe i gjerë dhe i referohet mbështetjes financiare të kategorive rrezikuara të qytetarëve, sugjerohet që Kuvendi ta shqyrtojë me procedurë të shkurtuar. Ligji do të hyjë në fuqi me ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.