Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 98-të miratoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, të propozuar nga Ministria e Financave.
Buxheti nga ana e shpenzimeve pritet të jetë 324,8 miliardë denarë, të hyrat parashihen të jenë 282,05 miliardë denarë, ndërsa deficiti është vlerësuar në 42,75 miliardë denarë.
Në mbledhje u miratua edhe Propozim-ligji për realizim e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.
Qeveria, në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa vendime dhe konkluza të tjera.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje.
Çmimet më të larta për dru zjarri nga dushku dhe ahu janë përcaktuar deri në 4.500,00 denarë për metër katror (m²) ose deri në 6.429,00 denarë për metër kub (m3).
Qeveria po ashtu miratoi Vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, me të cilin u ngri marzhi për dru zjarri nga lisi dhe ahu dhe për peleta si dhe për të gjithë tregtarët deri në 10%.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për marrjen e masës për sigurimin e sasive shtesë të energjisë termike në rast të krizës dhe ka miratuar Vendim për marrjen e masës për sigurimin e sasive shtesë të energjisë termike në kushtet e ekzistencës së një situate krize në furnizimin me energji termike.
Është e obliguar Shoqata për shpërndarjen e energjisë termike EEM DISTRIBUIMI I ENERGJISË TERMIKE SHPKNJP Shkup të nënshkruajë marrëveshje për blerjen dhe shitjen e energjisë termike me kompaninë për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike TE-TO SHA Shkup, në kuadër të sasive të nevojshme, dhe sipas nevojave të kompanisë shpërndarëse të energjisë termike EEM DISTRIBUIMI I ENERGJISË TERMIKE SHPKNJP Shkup në baza mujore.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave miratoi Vendim për shtyrjen e afatit për aplikim për masën për blerjen e plehrave artificiale për mbjelljet vjeshtore deri më 30.11.2022. Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas njoftimit të Ministrisë, në bazë të kësaj mase do të duhet të bëjë pagesën për fermerët pas përfundimit të aplikimit dhe jo më vonë se fundi i vitit.