Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajti mbledhjen e 115-të.
Qeveria miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.
Me këtë vendim, ngrirja e marzheve në shitjen e produkteve të caktuara vazhdon të zbatohet edhe pas datës 31 dhjetor, gjegjësisht siç parashikohet në vendimin e ri, deri më 30 prill të vitit 2023.
Objekti i masës, si edhe më parë, vazhdon t'i referohet: bukës së bardhë, sheqerit të bardhë dhe vajit të lulediellit (pa vaj të shtypur të ftohtë), me një marzh tregtar 5% për shitësit me shumicë (dhe prodhues) dhe shitës me pakicë; si dhe për miell gruri - tip 400 dhe tip 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, oriz i bardhë vendor, qumësht lope i përhershëm me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, vezë, gjizë, djathë i bardhë qumështi i lopës dhe djathë të bardhë të përzier, djathë, kos me një marzh tregtar 10% për shitësit me shumicë (dhe prodhuesit) dhe shitësit me pakicë.
Krahas kësaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mundësoi prodhuesve vendor të produkteve ushqimore bazë që nga 1 dhjetori i këtij viti të përdorin energjinë elektrike të subvencionuar, përderisa zgjat gjendja e krizës në furnizimin e pandërprerë me energji elektrike.
Qëllimi është që me energji elektrike të subvencionuar për prodhuesit vendor dhe me marzh të rregulluar tregtar, të ketë çmime të korrigjuara në treg.
Qeveria në mbledhje e sotme ka përcaktuar edhe tekstin e Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar personave fizik, të propozuar nga Ministria e Financave.
Me ndryshimet e propozuara rritet shuma maksimale e lejuar që mund t'i kthehet një personi fizik për një tremujor kalendarik. Gjegjësisht, është planifikuar të rritet shuma maksimale që mund të arrijë një person, si e drejta e kthimit të një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar, në 2.100 denarë për tremujor për një person fizik. Tani kjo shumë për person dhe për tremujor është deri në 1800 denarë.
Qeveria përcaktoi edhe tekstin e Propozim--ligjit për nënproduktet shtazore, të propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Qëllimi i këtij Ligji është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit ë kafshëve, si edhe mbrojtja e sigurisë në zinxhirin e ushqimit dhe ushqimit për kafshët.
Me Ligjin, sipas asaj që e thotë ministria resore, rregullohet veprimi me nënprodukte me origjinë shtazore dhe produkteve të fituara prej tyre përmes përcaktimit të mënyrës së grumbullimit, transportit, largimit, veprimit, përpunimit, shndërrimit, deponimit, vënien në qarkullim, shpërndarjen, përdorimin dhe largimin e padëmshëm të nënprodukteve me origjinë shtazore dhe produkteve të fituara prej tyre. Me ligjin bëhet harmonizim me Rregullativën e BE-së.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin e Unionit - Programi Evropa Digjitale për periudhën 2021-2027 dhe shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të kësaj Marrëveshjeje, me propozim të Ministrisë së Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës.
Programi DIGITAL, sipas informacioneve të Ministrisë, përfaqëson program të Bashkimit Evropian që synon afrimin e teknologjive digjitale me bizneset, qytetarët dhe administratën publike.
Qeveria e autorizoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për nënshkrimin e Marrëveshjes.