Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajti mbledhjen e 127-të.
Qeveria përcaktoi Planin për aktivitete në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me periudhë të zbatimit 2023-2033, të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Pas zhvillimit të suksesshëm të Dialogut Strategjik me SHBA-në (02.06.2022), Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet tjera përkatëse, filloi përgatitjen e dokumenteve, që përmbajnë projekte të propozuara për bashkëpunim me SHBA-në (të realizueshme në një kohë të shkurtër dhe të gjatë), dhe bazuar në diskutimet dhe mbështetjen e marrë në kuadër të Dialogut Strategjik.
Përcaktimi i projekteve konkrete për bashkëpunim në bazë të bisedave në kuadër të Dialogut Strategjik – i përkthyer në Plan Veprimi, siç thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, theksohet në kumtesë, do të mundësojë dinamizmin e bashkëpunimit dhe mbajtjen e seancës së radhës të Dialogu Strategjik sa më shpejt të jetë e mundur.
Ministria e Punëve të Jashtme është e obliguar të monitorojë zbatimin e projekteve të listuara në Plan dhe çdo gjashtë muaj të dorëzojë raport në Qeveri.
Qeveria e miratoi Programin për sigurim social të grave që kryejnë veprimtari bujqësore, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Për here të parë deri më tani, me këtë Program zgjidhet e drejta e shfrytëzimit të kompensimit për lehoni, gjatë kohës së ndërprerjes së veprimtarisë bujqësore për shkak të lindjes, e cila e drejtë nuk është e përfshirë me dispozitat për pagesë të lehonisë nga fusha e marrëdhënies së punës për kryerëset e veprimtarisë bujqësore
Është paraparë masë për mbështetje financiare në vlerë prej 81.000 denarë për kompensim nëntëmujor për lehoninë, për gratë të cilat kanë status të sigurisë Bujk individual, në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, në kohëzgjatje prej 12 muaj para lindjes së fëmijës.
Ky Program është propozuar si zgjidhje e përkohshme, me qëllim që t’u ndihmohet grave që merren me bujqësi, deri në harmonizimin e saj sistemor për të cilën po punohet tashmë.
Qeveria në këtë mbledhjee miratoi Programin për financimin e prodhuesve mikrobujqësor të verës dhe pijeve alkoolike për vitin 2023.
Programi do të zbatojë aktivitete për të mbështetur subjektet që janë të regjistruar si prodhues të verës dhe subjektet që janë të regjistruar si Bujq - prodhues të vegjël të pijeve alkoolike ose subjekte që janë të regjistruar si distileri të vogla.
Bëhet fjalë për dhënien e mbështetjes financiare të pakthyeshme për investime në pajisje dhe mjete dhe shërbime themelore, ndërsa shfrytëzues të fondeve mund të jenë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, të cilat janë të regjistruar si prodhues të verës me kapacitet maksimal prodhues deri në 50 000 litra në vit, ose ekonomi bujqësore ose ekonomi bujqësore të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe që janë të regjistruara në Regjistrin Elektronik në administratën doganore si Bujq - prodhues të vegjël të pijeve alkoolike në harmonizim me Rregulloren për mënyrën e tatimit me akcizë për alkoolin dhe pijet alkoolike dhe produktet e duhanit, ose të regjistruar në Regjistrin Elektronik në administratën doganore si prodhues të vegjël të pavarur të alkoolit etilik dhe pijeve alkoolike për qëllime komerciale - distileri të vogla, në përputhje me Rregulloren për mënyrën e tatimit ne akcizë për alkoolin dhe pijet alkoolike dhe prodhimet e duhanit.
Qeveria në këtë mbledhje, e përcaktoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese të propozuar nga Ministria e Financave.
Me qëllim të mbrojtjes së popullatës së re, propozohet që lokalet afariste, gjegjësisht vend-pagesat në të cilat organizohen lojërat e fatit, të jenë në distancë jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. Ligji ekzistues nuk e përcakton distancën e objektit afarist në të cilin organizohen lojërat e fatit nga shkollat fillore dhe të mesme, pra nuk përcakton një kriter të tillë.
Gjithashtu ndër qëllimet e ndryshimeve të propozuara theksohet në nevojën për përforcimin e dëshmive të nevojshme për lëshimin e licencave, si dhe saktësimin e asaj se një shoqatë tregtare me një licencë, organizon një lloj lojë të fatit. Ndërsa rriten edhe kompensimet për lëshimin e licencave për lojërat e fatit.