Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e mbajti mbledhjen e 128-të.
Qeveria miratoi vendim për dërgimin e ndihmës shtesë në Republikën e Turqisë.
Është miratuar vendim, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, që të dërgohen 36 pjesëtarë shtesë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Batalioni për Operacione Speciale, për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Turqisë.
Gjithashtu u miratua vendim për dërgimin e 32 personave tjerë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – pjesëtarë të Forcave Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Turqisë në sanimin e pasojave të tërmetit.
Sipas informacioneve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë dërguar pajisje komplete të specializuara dhe mjete materialo-teknike për kërkim-shpëtim nga rrënojat, 10 automjete për transportin e pajisjeve dhe njerëzve.